Karriera ime sot kombinon dy nga pasionet e mia të mëdha
Pronarja e drejtuesja e „Gusto 272 Italian“ Flora Osmani thotë se „Pas vitesh punë të palodhur, hapa restorantin „Gusto 272 Italian“ dhe shumë shpejt u bë një sukses me paraqitje të shumta që pasuan në media. Më kanë pyetur shpesh për vendin e grave në botën e kuzhinës dhe çfarë mund t'i pengojë gratë. Mendoj se mungesa e përfaqësimit të grave në mediat ushqimore, veçanërisht mungesa e grave të përfshira në listat e industrisë së shefave të kuzhinës "më me ndikim" ose "më të fuqishëm" dërgojnë mesazhe të fuqishme.“
Më tej ajo thekson se duke u rritur në vitet më të rëndësishme të jetës sime me një nënë që ishte një kuzhiniere e jashtëzakonshme në shtëpi dhe një baba që i pëlqente të na këshillonte mjaft mirë, më pas me një bashkëshort mjaft punëtor dhe shumë i dhënë mbas ushqimit cilësor unë dhe njerëzit e mi ramë në dashuri me ushqimin e mirë, pak e dija se kjo do të më ndihmonte të më jepte përparësi kur të dilja në këtë front, që tashmë e drejtoj me pasionin më të madh.
Karriera ime sot kombinon dy nga pasionet e mia të mëdha, respektimin me cilësi të lartë me kualitetin dhe disiplinën në angazhim. Unë jam tashmë gruaja që kam thyer disa mite, dhe që jam tashmë vetvetja, dhe gjatë kohe kam ndjreë më shumë se kurë atë që mund të bëjë një grua pasionante, një grua e zonja dhe e përkushtuar, kur ka gjithnjë pranë një familje shembullore që e mbështet shumë.
Vite më parë mendova se jeta ime ishte harruar. Më vonë do të ngazhohesha në mjaft drejtime. Do të bëhesha një grua që do të jepte dhe një kontribut në komunitet, dhe më gjerë në Londër. Ky mjedis macho më la në buzë me ankthin dhe depresionin tim të së shkuarës, tani kam gëzimin më të madh, kam familjen, kam „Gusto 272 Italian“ dhe stafin emrekullueshëm.
Mungesa jonë e plotë e së shkuarës, mbështetja tek ndjesia e traditës është në fakt mjaft çliruese, frymëzimi mund të godasë një ditë dhe të veprohet në tjetrën. Dhe nëse klientët e pëlqejnë, ajo qëndron. Çdo pjesë e asaj që bëjmë është e frymëzuar nga cilësitë femërore të kujdesit dhe edukimit dhe nuk do të jetë çudi që përbërësit e mirë janë një pjesë kyçe e etikës sime; miell organik, bulmet, fruta dhe perime të furnizuara në vend – aq vendas sa që ekziston edhe një sistem shkëmbimi me kopshtarët lokalë dhe mbajtësit e alotmenteve.
Jam vërtet krenare për ekipin tim që vazhduam të mbanim gjallë një emër në këtë lartësi, duke ushqyer komunitetin, duke u dhënë atyre në nevojë dhe duke u dhënë pako ushqimore për familjet e uritura me fëmijë.
„Gusto 272 Italian“ është tashmë një model dhe një simbol integrimi në rritje. Kjo falë zonjës së nderuar Flora Osmani, që di si të sillet dhe si të ndërtojë një biznes të nivelit të kërkuar. Dhe kështu po e rithem se karriera ime sot kombinon dy nga pasionet e mia të mëdha, të qenit një nënë shembullore me fëmijë të edukuar dhe një biznesmene me një restorant të mirëfilltë e tejet të kërkuar e frekuentuar.
Kommentarer