
DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
DHE KUR VAJTEM TEK BURIMI
Dhe kur vajtëm tek burimi
Ai, një cast ndali!
Sytë e tu ngjyrë jasemini
E ngrinë për së gjalli…
25 janar 2021, me rastin e ditlindjes sime.
NE KRAHËT E DASHURISË
Le të vdisja
Në sytë e tu, brenda,
Në dy varre që vezullojnë dritë.
Duke puthur buzët
Mjaltë të ëmbla,
Harlisemi të dy, mish e shpirt.
Kjo është vdekje!
Se kush vdes, s’vdes prapë;
Jeta është dritë engjëjsh, që të çmend.
Më tej je një “hiç”,
Një flori në baltë,
Pikë vese mbi gjëmb…