Duke kujtuar, NJERIUN E MIRË, DURO MUSTAFAI
Nga Përparim Hysi Për pak ditë, pikërisht më 22 dhjetor, mbushet një vit që na ka lënë i miri dhe i paharruari,DURO MUSTAFAI. Ai iku në amshim, por me jetën dhe veprat që ka lënë, është gjallë dhe rron mes nesh. Kjo "rrojtje",sado metaforike e rrit amplitudën e vetë nga ne, miqtë dhe shokët intimë, deri tek lexues në mbarë KOMBIN e deri në DIASPORË. Ndodh kështu,për arsyen e vetme,se DURO MUSTAFAI, në tërë dinamikën e jetës, si kuadër,si Kryerdaktor gazete, si pedagog i jashtëm në DEGËN e Gazetarisë dhe, së fundi,si gazetar tek "Zëri i popullit", ka lënë gjurma të tilla që zbukurojnë ballin e tij të bardhë. Padyshim që,veç tjerash, ai rron përmes veprave që ka shkruar,në prozë e poezi dhe në fushën e gazetarisë. * * * Kam gati 10-vjet, që të paktën një herë në javë, do takohesha me DURON. Sado që ish 10-vjeç më i madh e unë, e kish sheshuar këtë diferencë moshe dhe, kur fliste, qe urtësia vet. Si karakter, me gjuhën time prej myzeqari do të thosha: DURO MUSTAFAI ishte si një "shi i butë". Shiu i butë nuk i bën dëm as lulëkuqes. Në botanikë lulëkuqa është lulja më e brishtë. I tillë qe: iku nga kjo botë veç duke bërë të mira dhe pa i bërë askujt dëm.Kur flas për altruizmin e DURO MUSTAFAIT nuk nisem veç nga fakti që e kisha mik. Jo. DURO MUSTAFAI, mend ka futur kokën nën satërin e "gjykimit partiak", vetëm e vetëm se ka inkurajuar talentin. * * * DURO MUSTAFAI ishte Kryeredaktor i gazetës "Drita". Si poet e shkrimtar vet, mundohej që në këtë gazetë ( evetmja gazetë letrare e kohës) të botoheshin poezi e tregime që ia vlenin. Dhe ja tek vjen poema e KOÇI PETRITT "Firma e popullit tim". Mbrrin në redaksi dhe kryeredaktori "dekretoi " botimin. Por,partia,e shikonte autorin e talentuar me"gjyslyket e luftë së klasave" dhe "radarët e partisë",POETIN aq të bukur,KOÇI PETRITI,një nga lirikët që numërohen me gishta në letërsinë tonë, e nxirnin me "ftomë në biografi" dhe, ndërsa autorin KOÇI PETRITI e thirrën që të bënte disa "ndreqje" tek poema, gjasme për"pacifizëm" apo "izma" të tjera, kryeredaktorin,DURO MUSTAFAI, u thirr urgjent në Komitetin e partisë në Librazhd ku jetonte KOÇI PETRITI. Ballafaqimi i kryeredaktorit:- A e dini ju, se autori i poemës,KOÇI PETRITI, është i deklasuar? -Natyrisht, që nuk e di. Unë nisem nga vlera që ka poezia e tij. Ne (është fjala për komitetin e partisë,Librazhd),për këtë që kini bërë, nuk kemi se si marrim masa,por mendimet tona do ia përcjellim Komitetit Qendror të Partisë. As që u mora vesh me shokët e partisë në Librazhd dhe,sa mbrrita në Tiranë, u thirra në raport tek PIRO KONDI. Ky ishte Drejtor i Propagandës në Komitetin Qendror dhe ndihmës i Ramiz ALISË. PIRO KONDI e kish lexuar poemën dhe jo vetëm e kish pëlqyer,por më mbështeti dhe ne botuam po tek "Drita",pas 20-25 ditëve të këtij ballafaqimi, poemën tjetër të KOÇI PETRITIT" Ura e Bushtricës". Këto që shkruaj këtu,veç tjerash, janë dhe pohime të të ndjerit,KOÇI PETRITI në një intervistë tek "Gazeta Shqiptare". Sado që pak më vonë se kjo ndodhi (dhe nuk ka qenë e vetme), DURO MUSTAFAI u largua ng "DRITA" dhe shkoi si gazetar tek "Zëri i popullit", me KOÇI PETRITIN,sa qe gjallë, takoheshin si dy miq të mirë. Tash, me siguri, që të dy në"amshim" ritakohen atje, në PARAJSË ku e kanë vendin engjëjt se të tillë kanë qenë të dy.Jam i mbresuar,tek i kujtoj që të dy. Tiranë,12 dhjetor 2020
Comments