top of page

Duke i lene menjane emocionet, le te aresyetojme


Arian Starova

Per te gjithe opozitaret e vertete, kjo e sotmja do te jete nje nate e renduar me emocione.

Kryetari Basha i Partise Demokratike, me nje vendim qe e quan si "me te rendesishmin e jetes se tij", e perjashtoi Zotin Berisha prej grupit parlamentar te PD-se.

Duke i lene menjane emocionet, le te aresyetojme.

1- Qe prej 19 majit, Zoti Basha ka heshtur ne lidhje me vendimin e Sekretarit te Shtetit Blinken. Permes njerezve te trete, ai vetem ka thene se u ka kerkuar amerikaneve qe te japin fakte per vendimin qe ata kane marre per Zotin Berisha.

2- Faktet ende nuk kane ardhur as nga ShBA, as nga Drejtesia shqiptare. Pra, vendimi i Kryetarit Basha eshte ne kundershti te hapur me kerkesen e tij per te pritur fakte nga ShBA kunder Berishes. Me e pakta qe mund te thuhet, eshte se Kryetari Basha e ka marre vendimin e sotem duke e neperkembur vetvehten.

3- Thelbesorja eshte se Kryetari Basha e ka nenshtruar Partine Demokratike ndaj te pavertetave, ose perpjekjeve per ta njollosur pikerisht partine qe me shume sakrifica vuri guret e themelit te demokracise se re shqiptare paskomuniste.

4- Atyre qe thone se me kete vendim Kryetari Basha afron PD-ne me ShBA, une dua t'u them: "Nuk mund te afrohet nje parti demokratike me ShBA duke shkelmuar njeheresh edhe parimet e saj te frymezuara nga Demokracia amerikane".

5- Po thone se Kryetari Basha e ka marre kete vendim se qenka kercenuar, por a mund te jete udheheqes dikush qe trembet nga kercenimet?!

6- Pas vendimit te mbremjes se sotme, PD dhe e djathta shqiptare eshte bere seriozisht e rrezikuar nga "eunuket politike" per te cilet rendesi ka vetem pjesmarrja ne qeverisje per perfitime si "vellezer oligarke" me "rilindasit".

7- Ka mbetur vetem nje rruge per te shpetuar demokracine shqiptare.

Kjo eshte krijimi sa me pare i nje grupi parlamentar te pamvarur nga PD ne Kuvend i cili te sherbeje si frymezues i fuqishem per organizimin e te gjitha forcave opozitare te Shqiperise.

18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page