Duke hyrë në detaje, midis lirisë dhe historisë



Fatmir Terziu


Ndërsa lexon krijimtarinë e gjerë të Vilhelme Vranari Haxhiraj, koha në funksionin e saj filozofik shkon përtej hapësirës dhe vendit. Rrokja e një tematike të gjerë, në një kohë të shkurtër, detajimi dhe fokusi në disa tema mjaft të rrëndësishme, natyrisht shkojnë në një konvergjencë kohore, qasje në modulin e lirisë, natyrshëm jashtë kohës në të cilën autorja publikoi, por brenda kohës që ajo akumuloi dhe kërkoi, grumbulloi, por që kërkojnë të prekin dimensione të tjera, që duhen sqaruar apriori mes ndërgjegjes kritike. Ndërgjegja kritike, në modelin e studiuesit Uellsian Raymond Williams, nuk është perceptimi i lirisë, por kuptimi i formimit dhe shtrirjes së dikujt. Liria është liria për të ecur së bashku me këto përca