top of page

Drita Ademi: ELEGJI PËR VETI

  • 2 hours ago
  • 1 min read

 

Kam me dek

nji natë t’lodhun,

me dritën e neonit

tu m’u dridhë mbi ballë.

 

Ora han hekur.

Librat rënkojnë.

 

Në tavolinë,

shiringa,

garza me erë alkooli,

heshtje sterile,

pa kërkue askush ndihmë.

 

Unë,

tu pi terr

prej duerve t’mija.

 

Qentë lehin

kah qielli bosh.

 

Ashensori ngjitet

si lutje e prishun.

 

Askush s’e ndien

kur nji trup

nis me u ftohë ngadalë.

 

Bukës

ka me i ardhë era dhé.

 

E nata,

me gojë plot hi,

ka me ma përtypë

emnin pa ngut.

 

Drita Ademi

08.05.26 Reinach

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page