top of page

Dr Kopi Kyçyku iku në amshim



 

 

Koha do të shtroj shtroje të reja narrative moderne, postmoderne, e shtrojet do të mbulohen me rrjeshta e fjalë nëpër të cilat do të ndjeni gjithnjë mall për të lexuar shkrimet e Kopi Kyçykut tashmë të stivuara në rafte të ndjeshme librash. Dhe heshtja e tyre do të kërkoj të flas më shumë se ka folur, për heshtjen e dhimbshme të ditës së sotme. Dhe dita e sotme do të shënoj iljen në amshim të dorës që i shkruajti këto libra, e kështu do të kalojnë e do të kalojnë dimra e dimra, e ai do të mbetet një memorje e pavdekshme mbi shkrime, vepra e libra. E ne miqtë e tij të letrave që shtrënguam duart, ne që e njohëm nga afër, ne që e kishim bashkëpunëtorin e Fjala e Lirë, do të mundohemi të shprehim ndjenja në pak rrjeshta. E në këto rrjeshta gjithnjë do të vijnë e do të mbeten dimra, vera e pranvera, ashtu sikurse dhe vjeshta që do të ndërroj thjesht gjethet e thjeshta…

Kopi Kyçyku, lindur më 1943 në qytetin e Pogradecit. Kishte mbaruar fakultetet gjeologji-miniera dhe histori-filologji (degët gjuhë-letërsi dhe histori-gjeografi). Ai ishte doktor i shkencave dhe akademik, anëtar themelues dhe anëtar i Komitetit Drejtues Ndërkombëtar i Qendrës së Studimeve Ndëretnike dhe i Komunikimit Social pranë Akademisë së Shkencave të Rumanisë (1991), anëtar themelues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës Qendrore (1997), anëtar Themelues i Fondacionit Evropian Titulesku (1991), anëtar i Shoqatës së Ballkanistikës dhe Sllavistikës (1992), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1967) etj. Ai ka marrë pjesë, me referate dhe kumtesa, në shumë veprimtari shkencore ndërkombëtare. Është nderuar me diploma dhe çmime ndërkombëtare për mësimdhënien e stilistikës së gjuhës italiane, të historisë së Ballkanit, si dhe në fushën e përkthimeve. Kopi Kyçyku  ishte edhe themelues dhe botues i Revistës Evropiane HAEMUS.

Në këtë shtrim të shkurtër do të mbeten e do të mbështeten shtroje të tjera narrative dhe bota do të rrjedh në lexime e kujtime, memorje të tjera më të thella. Do të ndodh kështu se ai do të jetë sërrish mes shkrimeve, leximeve dhe kujtimeve si një imazh i preferuar i asaj bote transparente që ai krijoi për vetvete.


@Fatmir Terziu #fjalaelire.com #kopikycyku

2 Comments


Guest
Jan 01

Lajm i hidhur që tronditi të gjithë miqtë, të njohurit e dashamirët e Akademikut tonë Kopi Kyçyku, i cili ndërroi jetë, për të shkuar pranë Perëndisë. Ai ishte dhe do të mbetet një intelektual i kompletuar, një atmëmëdhetar i pa arritshëm, për mënyrën si e mbronte Shqipërinë dhe mbarë shqiptarinë., një poet vargje qëndisur, një shkrimtar shkrime harlisur, një studiues serioz, i thellë në mendim dhe i qëndrueshëm në gjykim, kur bëhet fjalë për tema shkencore.

Familja humbi atin e ditur e të dhembsur, miqësia mikun e çmuar, ndërsa shoqëria shokun fjalë-ëmbël, të kudo ndodhur për të thënë vlerat e gjithsecilit.

janë të lumtur e të trishtuar të gjithë ata që e kanë njohur, që kanë shkëmbyer qoftë edhe në…

Like

Guest
Dec 31, 2024

Shpendi Topollaj:

SHPENDI TOPOLLAJ

 

 

NË KUJTIM TË MENDJENDRITURIT DHE ZEMËRMADHIT 

 

                             AKADEMIK KOPI KYÇYKUT

 

    

Ashtu pa u ndjerë u shua si qiriri në moshën 82 vjeçare, miku im i shtrenjtë, anëtari i disa Akademive evropiane, eruditi dhe poligloti pogradecar Kopi Kyçyku. Shpesh, si me shaka i thosha se atje buzë Liqerit, pranë Lasgushit dhe Mitrush Kutelit, populli i Poradecit do të ta ngrejë edhe ty monumentin prej bronzi, pasi me veprën tënde të ndritur e ke nderuar qytetin tënd dhe në tërësi ke dhënë një kontribut të shquar në të gjithë historinë e letrave tona. Tani që zemra e tij gjithmonë djaloshare e mbushur me dashuri të pamasë për këdo, pushoi së rrahuri, e them…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page