Dossier nga viti 1966



Kalaja e Varoshit dhe qyteti i Skënderbeut?

Gëzim Llojdia

1.

-Çfarë na thotë:emri i arkeologu Skënder Anamali për Kastriotit dhe kalanë e Varoshit ? Mjafton të sjellim në kujtesë :emrin Amantia. Ai ishte autori ,që e studio dhe gërmoi në këtë qytet antik.Skënder Anamali (1921 - 1996) ishte një nga katër themeluesit e arkeologjisë shqiptare. Nxënësi i Gjimnazit të Shkodrës, studenti i Universitetit të Padovës (Itali) filloi aktivitetin e vet shkencor si arkeolog në Institutin e Shkencave Tiranë (1947)erdhi në Shqipëri me një pasion dhe bagazh të madh shkencor. Në vitet 1948-1952 pasojnë ekspeditat e para informative në qendrat e mëdha arkeologjike të Shqipërisë. Në vitet 1952-1956 kryen gërmime në varrezat tumulare të Matit në qytetin e Amantisë. Ndërsa ne vitet 60-të fillon gjurmimin e kulturës arbërore të Komanit (Krujë, Koman, Bukël, Shurdhah) dhe në kalatë antike të vona e mesjetare (Stelush, Pogradec, Kaninë, Berat etj),sjell një të dhënë historike .Aty ku legjenda përkon me historinë. Në këtë shkrim të arkeologut Anamaili shqyrtohet kalaja e Varoshit dhe qyteti i Skënderbeut .Kjo kala renditet mes kalave të tjera me mesjetare, , që   lidhen me  Skënderbeun është edhe kalaja e Varoshit në kufirin verior   të Matit me Dibrën, e quajtur në   popull :”Qytet i Skënderbeut. Si kalaja, ashtu edhe vendi për rreth, janë të pasura me legjenda për Skënderbeun.