top of page

DJE I JANË PUTHUR NË BUZË


PEDRO SALINAS 1891 -1951

Pedro Salinas y Serrano (Madrid, 27 nëntor, 1891 - Boston 4 dhjetor, 1951) eshte një poet spanjoll që i përkasin brexit të 1927.


Dje të puthur në buzë.

Të putha në buzë. Përvëluese, të kuqe.

Një puthje kaq të shkurtër

zgjati më shumë se një përndritje

e një mrekullie, dhe më shumë.

Koha, pasi të putha,

nuk vlente më për asgjë

tashmë, për asgjë

kishte vlejtur më parë.

Në puthje fillimi i saj dhe fundi i saj.

Sot po puth një puthje;

jo vetëm me buzët e mia.

I vë

jo në buzë, jo, jo më,

- ku iku? -

I vë

mbi puthjen që të dhashë dje

mbi buzët e bashkuara

nga puthja që puthën.

Dhe zgjat kjo puthje

më shumë se heshtja e dritës.

Sepse unë nuk puth tani

as një copë mish as një buzë

që arratiset, që më ikën.

Jo.

Po të puth më larg.

Përktheu : Faslli Haliti

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page