top of page

DITËLINDJE ME TY DASHURIA IME


DITËLINDJE ME TY DASHURIA IME

Nga Fatmir Terziu


Unë do të lutesha

deri në mëngjes,

deri në mesditë,

deri në mbrëmje

të bëja me një magji buzët e tua një kupë

të pi sa të du',

të dehem,

të kthej në çmendje,

një ritual të njohur vetëm për mu',

ku të firojnë të gjitha fluturat nga barku,

e unë të strukem në sytë e tu.


E prapë të lutesha,

brenda syve të tu të pushoj,

të lahem,

në ujëvarrat e kësaj ëndrre,

ku prej vitesh të pikturoj,

mos lëviz, të lutem,

e dua qetësinë tënde

peneli i syve përpin ngjyrat nga mendja ime

më prit të digjem në këtë gjëndje

prush në vatër intime

dhe nëse jo, do të dërgoj të çmendurin brenda meje

për të ngritur dolli për ditëlindje.


E prapë të lutesha,

duke u dehur,

sa e bukur është dehja e tranzicionit gri

qershori i qershorëve të çmendur

më ysht të ngrej dolli të ëmbla me ty

jam më i etur,

luaj me trup, me shenja e me sy,

nuk e di pse përhumbem vetvetiu në dritë,

e gjuhët më shembin çdo mit e histori,

jemi vetë Evë dhe Adam këtë ditë,

me perlat që na dorovit hana,

shtrydh sytë,

ngre dolli me buzët e tu Luçiana!


E prapë të lutesha,

të filloj me namazin

do të ishte një besim i shenjtë, megjithatë, oh! çfarë vjen

në errësirë ​​dhe mes shumë formave të artit

brenda rrahjeve të zemrave të fëmijvë tanë i gjen,

çelësat e Mirësisë dhe Fatit,

atë që Fryma e Shenjtë dërgon çdo mot

ditëlindjen me ty dashuria ime

teksa shijojmë "shiun e ngrohtë".


Londër 18-19 Qershor 2023


ENGLISH


BIRTHDAY WITH YOU MY LOVE

By Fatmir Terziu


I would pray,

until morning

until noon,

until evening

to make your lips a cup with a spell

to drink as much as I want,

get drunk,

drive you crazy,

a ritual known only to me',

where all the butterflies fly from the stomach,

and I snuggle in your eyes.


Again, would pray,

within your eyes I rest,

to take a shower,

in the waterfalls of this dream,

where I have been painting for years,

don't move please,

I love your peace,

the eye brush devours the colours from my mind,

wait for me to burn in this situation,

embers in the intimate coast,

and if not, I will send out the madman within me,

to raise a birthday toast.


Again, would pray,

getting drunk

how beautiful is the intoxication of the grey transition,

June of mad Junes

I want to raise a sweet toast with you,

I’m thirstier,

play with body, signs, and eyes,

I don't know why I wander alone in the light,

and languages destroy every myth and story,

we are Eve and Adam ourselves this day,

with the pearls that Moon gave us,

squeeze your eyes,

raise a toast with your lips Luciana!


Again, would pray,

to start with the prayer

it would be a holy faith, yet, oh! what comes,

in the dark and among many arts forms

within the heartbeats of our children you find,

the keys to Goodness and Fortune,

what the Holy Spirit sends every season again and again

happy birthday to you my love

as we enjoy the "warm rain".


London, 18-19 June 2023

72 views3 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page