top of page

DITËLINDJA JOTE...



Ti linde, kur të njoha unë, Kur kishe harruar lindjen e parë, Vitet kishin filluar të thinjen, Të thinjura ndjenjat, Të thinjura shpresat, Pendesat…!

Ti linde, kur të njoha Unë, Kur edhe Unë kisha harruar n’isha gjallë, Vitet thinjoshë në letargji të rëndë, Ndjenjat, pa më pyetur, arratisur, Shpresa... gremisur!

Por ishte fat, Lindëm të dy bashkë! Njëherësh filluam të belbëzojmë fjalë, Dridhshëm hodhëm të parin hap, E kur na doli frika, Filluam të loznim nga pak, Duke e vështruar njëri - tjetrin Si fëmijë të padjallëzuar… Kur këmbëve u besuam, Filluam të ecnim me vrap…! …………………………………………. Sot Ti ke ditëlindjen tënde Dhe të lindjes sime, Ditëlindjen e një ëndrre, Për një dashuri sublime!

/ZYBA HYSA/ TIRANË, MË 22 MAJ 2023

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page