top of page

"Ditari i Pandemisë - Rrëfime nga Karantina"


Albin Kurti



Përsiatjet individuale të autorit në kohë izolimi, ndryshimi i detyruar i raporteve dhe rutinave familjare e shoqërore, virusi në politikë e politika me virusin, taksa e reciprociteti, Richard Grenell e Arben Vitia dhe personazhe të tjera, mediet në Kosovë e Shqipëri me polemikat e panumërta (më shumë dërrmuese sesa shterruese), librat shqip dhe të huaj që i ka për qejf autori apo që i rebelohen atij nga përgjumja në kujtesë, ... ngjeshin radhët e tekstit 300 faqësh të ditarit 80 ditor nga pranvera 2020 e Kosovës. Ka libra që nuk mund t'i lexosh për një ditë. Ka libra që nuk mund të mos i lexosh brenda ditës. I këtillë është "Ditari i Pandemisë" së Agim Vincës. Po e more në dorë dhe e hape faqen e parë, s'e shqet dot nga dora deri në faqen e fundit. Shpresoj që Prof. Agimi po vazhdon të mbajë shënime, jo vetëm pse pandemia po vazhdon.



28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page