top of page

Disa minuta me Agron Elezin


Disa minuta me Agron Elezin

Ndoshta kujtimet e strukura në Zdralaj akoma kërkojnë rifreskimin e memorjeve, por ajo që mbahet bashkë me memorjet që ka ish-studenti i Historisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Agron Elezi, është një promemorie e gjallë, që ka vlerat e veta mes mesazhit shembullor për brezat. Atje larg në konvikt ende janë arsyet e përfjetura të netëve të gjata që pasonin ëndërrat e mësuesit të ardhshëm të Historisë në Shkollën e mirënjohur të Suçit në Burrel, por me vete në vitet që pasuan ai ka thjeshtësinë, përkushtimin, respektin dhe angazhimin jetik në mjaft fusha. Dhe kështu figura e tij lokale, dalëngadalë falë këtij angazhimi intelektual u bë edhe qendrore, edhe mjaft e e njohur në disa sfera të jetës së viteve që pasuan.

Angazhimi

Angazhimi, në anën e kuptimit të qartë si emër, shkon tek gjendja ose cilësia e përkushtimit ndaj një kauze, veprimtarie, etj., por nga ana tjetër nëse mund të thuhet se një angazhim ose detyrim kufizon lirinë e veprimit të përditësisë, tek Agron Elezi, koha nuk kishte vend për këtë, pasi shprehja “me kaq shumë angazhime biznesi, koha për rekreacion ishte e kufizuar”, nuk gjeti vend se ai falë angazhimit sfidoi kohën dhe bëri një arsye më shumë në këtë lidhje duke ndërtuar një të ardhme dhe një familje model edhe në emigrim. Si i tillë angazhimi nisi me djaloshin rinor në detyrën e mësuesit në Suç, ku konkurroi me emra të njohur e mjaft të devotshëm të arsimit matjan të kohës kur ai u përfshi në strukturat e edukimit.

Më pas vitet e rrjedhave të demokracisë e vunë atë me angazhimin e tij në rrjedha të tjera. Agron Elezi u bë anëtar i PR të Shqipërisë, më pas në strukurat drejtuese të saj dhe më tej dhe Kryetar i Degës së PR-së për Matin. U angazhua dhe punoi në Pushtetin Lokal dhe më tej ai bëri emër dhe në Qendër mes kolegëve të tij.

Thjeshtësia

Agron Elezi është mjaft i thjeshtë. Modest dhe mjaft i saktë në bisedat e tij. Thjeshtësi në qasjen e bisedës me Agron Elezin do të thotë larg nga të gjitha dëshirat e shkëlqimeve dhe tërheqjeve evazive. Gandi ishte ai që citoi këtë koncept të thjeshtësisë si “Jetesa e thjeshtë dhe mendimi i lartë”. Do të thotë kur mbani mënjanë të gjitha dëshirat tuaja të padëshiruara, me siguri që jeni në gjendjen e përqendrimit dhe krijimit të gjërave të frytshme, e cila nga ana tjetër ndihmon shoqërinë në përgjithësi. Ne kemi parë jetën e shumë aktivistëve shqiptarë në shekuj e më pas në ditët tona, të cilët kurrë nuk jetuan jetë luksoze dhe u përkushtuan dhe kontribuan shumë për jetë njerëzore, duke ndjekur një emër të madh sikurse është Shenjtorja shqiptare “Nënë Tereza”. Personi që jeton thjesht nuk mund të dëmtojë kurrë emrin dhe reputacionin e tij.

Leonardo da Vinci dikur tha, “Thjeshtësia është sofistikimi i fundit”. Ky maksimum mban një meritë të madhe në jetën e sotme të mbushur me kaos, dhimbje dhe stres të prodhuar nga qëllime dhe arsye të papërcaktuara. Si pasojë, duket se thjeshtësia në jetë mund të na sjellë paqe dhe qetësi, sepse një mënyrë jetese e tillë ndihmon në uljen e stresit tonë duke na siguruar një jetë të shëndetshme që është një parakusht për të menduarit e lartë. Duke ndryshuar jetën tonë në një mënyrë jetese të thjeshtë, ne mund të krijojmë qëllime më të qarta, të kemi një përqendrim të plotë në veprimet tona dhe të bëjmë më shumë gjëra. Në fakt, sa më e lartë të jetë qartësia e mendimeve tona, aq më efektive është aftësia jonë për të perceptuar dhe zgjidhur problemet. Me fjalë të tjera, aftësitë e qarta të të menduarit mund të na ndihmojnë të marrim vendime më të mençura në lidhje me problemet që pengojnë përparimin natyror në jetë. Prandaj, ndërsa gjërat qëndrojnë tani, thjeshtësia dhe mendimi i lartë luajnë një rol kryesor dhe plotësues për të pasur një jetë të shëndetshme në botën moderne kaotike. Me këtë natyrshëm mund të themi se kemi bashkëbiseduar, mirëkuptuar dhe kaluar një kohë të këndshme me Agron Elezin.

Përkushtimi

Përkushtimi tek Agon Elezi është ajo që mirëkuptohet sipas Thomas Akuinit, se “përkushtimi është virtyti që e drejton një individ t’i japë përditësisë atë adhurim që i takon.” Si i tillë ky efikasitet e kuptimit të këtij nocioni tek Agron Elezi është një nga njëmbëdhjetë aktet që thuhet se përbëjnë adhurimin më të përsosur për të cilin është i aftë njerëzimi. Në ndryshim nga ndjenjat dhe emocionet, përkushtimi është një akt i vullnetit, edhe pse me atë akt të vullnetit emocionet do të zgjohen ndaj objektit të devotshmërisë.

Një anë e brendshme, intime, thelbësore e adhurimit, përkushtimi nënkupton kështu vetë-përkushtimin ndaj vullnetit të përditshmërisë dhe një lëvizje në qëllim drejt unitetit me Zotin. Një aspekt tjetër thelbësor i jetës së devotshmërisë së Agron Elezit është vetëdisiplinimi.

Respekti

Tek një bisedë e thjeshtë, e shkurtër, vetëm në pak kohë, ndërsa ke afër biznesmenin Agron Kurtaj, po aq dhe baxhanakun e Agron Elezit e ndjen se jeta është një fije peri e hollë që kalon pikërisht nga gjilpëra që ka një emër tejet signifikativ, respekt. Tek respekti është dhe ajo që Agron Elezi e sheh si respektimi i dinjitetit njerëzor. Respektimi i dinjitetit njerëzor, natyrisht është jetik për të ushqyer demokracinë. Ndaj ky aspekt është edhe më kryesori që e bën tashmë këtë komunitar të jetë një nga më të angazhuarit, më të përkushtuarit, më të respektuarit në mjaft pika.

Ai ka kohë që me punën e tij ka fituar autoritetin dhe emrin në fushën e konstruksionit dhe gjithnjë ka vend për përmirësim, duke na folur me respekt për biznesmenin tjetër me emër të shkëlqyer në BM, Aqif Nelin.

Suksesi

Në të gjitha këto pika suksesi është një faturë më vete. Natyrisht mjaft pozitive. E këtu ajo që mbetet e rëndësishme mes këtyre pikave tek Agron Elezi është përmbushja e një qëllimi ose vendimi personal. E gjitha ka një përgjigje, një familje e shkëlqyer, një angazhim intelektual mjaft prekës dhe me rezultat. Rezultatet flasin vetë, pasi ai ka lënë tashmë emër në një rrugë të pashkelur më parë, ku përgëzimet dhe falenderimet janë nga instanca, individë e shoqëri në punën e tij mjaft të lavdërueshme, e mbi të gjitha njerëzore me ekipin e tij.

258 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page