top of page

DIMER! BIE SHI!


Mentor Serjani

DIMER! BIE SHI!



Dimër!Bie shi!Suferinë,

Era e ftohtë fshikullon me acar,

Fëmijët të heshtur,rreth vatrës rrinë,

Kërthiz e dimrit,...është Jenar.


Të mbledhur rreth vatrës,era kalëron më vërshëllimë,

Me gjunjët shtrirë,një nga një,

Diku ndjehet ndonjë gogesimë.

Dhe gjumi ngadalë,fshehtas na zë.


Ësht'apo s'ësht' koha për të fjetur,

Nëna mbulesat mbi stromë i shtron,

Vaj'i kandilit ecën më të tretur,

Flaka drutë i zvogëlon,i mbaron.


Ne fëmijët biem dhe flemë të heshtur,në plogështi,

Me kokë mbuluar gjumi na zë,

Babai me qepë e ullinj pi raki,

Nëna në furkë një shtëllungë leshi vë.


Babai ngadalë,gotat duke zbritur,

Shpirtin e zëmrën me halle ngarkonte,

Filli shtëllungën ka ngrënë i uritur,

Dhe lëmshi në bosht,barkun zmadhonte,


Njëmijë e nëntëqint e pesëdhjet'e gjashtë,

Nje vit i fthohtë,i lagësht,plot baltë

Qe viti i shejtanit,të shejtanit,të shejtanit*1,

Qe ngjallur e ardhur Jeziti i Shamit.


1.Viti që u bëmë kooperativë bujqësore.





55 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page