top of page

DIMENSIONI HUMAN E SOCIAL I ZERIT TË GRUAS


DIMENSIONI HUMAN E SOCIAL I ZERIT TË GRUAS QË DREJTON BASHKINË E PATOSIT, ZNJ. RAJMONDA BALILAJ





Dinamika e përditshmërisë, frymëmarrja e qytetit të vogël të Patosit, ndryshimet progresive që vazhdojnë të ndodhin aty, ka bërë që individë potencialë të pavarur të shkruajnë përshtypjet e tyre në një kendvështrim real, pa anashkaluar mirënjohjen ndaj punës së Kryetares së Bashkisë Rajmonda Balilaj dhe stafit të saj.

Znj.R. Balilaj me besim dhe vizion të qartë, me përkushtim maksimal ndaj vlerave integruese të çdo sektori ekonomiko social, me motivin e arritjeve cilësore, me aksesin informues të dyerve të hapura dhe mendimit bashkëpunues të qytetarëve, vazhdon të mbetet një profil vital i dashur për komunitetin. Mjafton të ecësh në një prej rrugëve të Patosit, për të kuptuar se sa e ka përmbushur misionin me vepra të mira menaxhimi i saj, mjafton të përshëndetesh me qytetarët e në bisedë e sipër e merr përgjigjen dhe opinionin e tyre për gjithçka. Në qytetin e vogël, vë re se marrëdhëniet e qytetarëve me drejtues të pushtetit lokal janë të hapura, të konsoliduara, nuk mungon liria e fjalës për të shprehur mendimin pozitiv apo negativ. Në një periudhë të shkurtër të një anketimi në terren, kuptova se për familjet në nevojë nuk ishin të pakta rastet e punësimit të anëtarëve të tyre, apo trajtimi i çështjes së strehimit. Një projekt mirëfilli ka marrë zë dhe është duke u zbatuar, duke u punuar fort, për rikonstruksionin e banesave të familjeve me të ardhura të pakta, të familjeve në nevojë, në gjithë territorin e Bashkisë Patos pa dallim bindjesh politike, duke krijuar qasje të barazisë së mundësive qytetare. Mjafton që problematika e qytetarëve të adresohet për zgjidhje nëpërmjet proceseve ligjore, korrektesës proceduriale dhe Kryetarja R. Balilaj menjëherë përfshihet, nëpërmjet kulturës së dialogut që e karakterizon, për të bërë më të mirën e mundshme me stafin e saj, krah për krah me drejtuesit e institucioneve vartëse.

Zhvillimi intensiv i balancuar urban dhe rural, si rrjedhojë e lidhjes së arterieve zonale në infrastrukturë, e ka lehtësuar lëvizjen qytetare në përmbushje të detyrimeve jetësore, të zgjerimit të shërbimeve në kohë reale, por jo vetëm. Kujdesi mjedisor dhe shërbimi i mirëmbajtjes urbane ofruar nga Agjensia e Shërbimeve Publike drejtuar nga Artiol Hoxha është pasqyra e përditshmërisë jo vetëm në qendrën urbane, por në çdo cep të territorit të Bashkisë, madje edhe aty ku prehen eshtrat e të afërmve tanë, vëmendja për kujdes është maksimale. Tashmë, ky kujdes mjedisor është kthyer në kulturë qytetare. Në fokus të politikave të Bashkisë që znj. R. Balilaj drejton, vë re se ka mbështetur çdo ide që ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës, në promovimin e punësimit dhe në përmirësimin social ekonomik ( dhe s`janë të pakta projektet e fituara nga burime të ndryshme dhe që janë në zbatim), ka mbështetur çdo ide që ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë edukative kulturore të brezave dhe për këtë më bëjnë përshtypje idetë novatore që zbatohen aty . Zeri i gruas për të, është zëri i ndërgjegjes qytetare. Zeri i barazisë gjinore zë një vend të konsiderueshëm të mbështetjes së saj në projektet e ofruara dhe është sfida e ashpër që mbetet e hapur në përballje të vazhdueshme si kudo tjetër. Duke ditur asetet që ka patur dhe që ka Patosi, pikësynimi i saj mbetet që qyteti inteligjent (si dikur) të ketë jehonën e vet në çdo drejtim, për këtë ka krijuar mjedis dinamik të harmonizuar me ndërthurjen e prurjeve të ideve në arte dhe trashëgimi kulturore, në sportet gjithëpërfshirëse sidomos për të rinjtë. Sfidë e vazhdueshme mbetet bujqësia , krijimi i infrastruktures optimale (vaditëse dhe kulluese e tokave) për t`i ardhur në ndihmë fermerëve. Dimensioni human e social, rrjedhshmëria e mbështetjes së zërit qytetar, vizioni dhe besimi në respektimin vlerave me të cilat drejton, parimeve të integritetit, ndjenjës së përkushtimit, arritjes së transparencës në nivele të kënaqshme, arritjes cilësore jo vetëm sasiore, fisnikëria e Znj. Rajmonda Balilaj dhe profili unik që përcjellë, mbetet profil i kërkuar i drejtimit qytetar në Bashkinë e Patosit. Në optikën e një qytetareje të thjeshtë, konstatimin gjatë lëvizjes në terren për një anketim studimi individual, e ndjeva të arsyeshme ta publikoj plot respekt për zerin e gruas që gjithmonë është gati për sfidë me dinjtet, me besimin dhe urtësinë që natyra i ka falur...

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page