top of page

DIELL MBI ATDHE


AGIM BASHA POEZI DIELL MBI ATDHE

Eca, udhëtova në disa male u ngjita U lodha s'e mohoj.... Sepse mu desh të mbaj të njëjtën udhë Ndonjëherë këndova që zemër ti jepja vetes Se, edhe derte kisha shumë....

I rritur mes malesh mësova, kokën mos ta ul kurrë Tek rritesha shihja lodhjen e babait Fjalën e mirë të mamasë që mundimi e trete nga pak Shihja gjithmonë veriun e atdheut detin në jug.... Flladet e mëngjeseve dashurinë njerëzore që më bëhej rrugë....

Laxoja mesharin e Buzukut... Gjon Gazullin Si e thoshte lutjen si formulë..... Kur qante fëmija në djep dhe nëna që i thosh si këngë një ninullë.....

I njoha të gjitha principatat e Arbërisë... si lulëzuan dhe pastaj.... humbën në harresë... për mijëra vjet Kombi im që nuk humbi.... megjithatë, e ka një kujtesë....

E di çfarë thanë profetët, Pjetër Budi dhe Frangu i Bardhë... Tisin që hodhi mesjeta mbi Arbërinë Ideatorët e mëdhenj Hasan Prishtinën, Luigji dhe Ismail Qemalin mjekërrbardhë.... Thesare në Panteonin tonë do mbeten.... Edhe pse.... patjetër i njoh në Evropë ca hileqar.....

Lisus, Butrint, Antigone... Dyrrahu... Apollonia Flejnë si ca Xhevahire të rrallë Sollën dritë Perëndie Pastaj stafetën... Aty, në Iliri na e lanë.....

Por ja tek ngrihet atdheu.... Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Ulqin, Tiranë e Tetovë.... Një diell mbi bjeshkë....e kanë mbi qiellin e tyre, Një gjuhë perëndishë Një flamur .... dhe një Shqiponjë.....!

67 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page