Një dialog me shkrim midis posaçërisht të respektuarit si njeri dhe për vepren e tij jetësore dhe mua që për vlerat që kishte,,vendosa ate në piedestalin e merituar
Z. Fadil Taga-karrikaturisti i njohur, këngëtari dhe vallëtari në melosin krutan:
Z. Fadili është i shtyer në moshë por përkundra kësaj, i këthjelltë fare dhe me një vullnet të thekshëm për komunikime. Këte e provon bindshëm komunikimi midis tij dhe mua por edhe më gjithë të tjerët.
Ja se si më është drejtuar para fare pak ditësh:
Përshëndetja e tij:
I dashur Minush Hoxha të faleminderit. Më dhe shpërthime të forta emocionesh. Sa do të doja të ishim bashkë, të kuvendonim bashkë. Lumturi do ishte për mua por nuk jam mirë dhe i sëmuar. Memzi po shkruaj. Përshendetjet e mia mik i dashur Minush Hoxha.
Fadil Taga Itali.
Përgjigja ime:
Z. Fadil, një dite trupi do iken nga jeta. Trupi do iken e shpirti do vazhdoj të qenëmit pambarim në kujtesen e atyre që vijnë oas e bëjnë jeten. Dhe tek zë vendin e vetë në kujtesen, pafundsisht u flet shembëlli jonë që kapërthen vlera, aqë sa të finsikroj shpirtërat e tyre dhe më pas të jetojnë në prehje e të lumtur. Në vete do kanë monumentin e ndërtuar nga ari të gjyshit, të Juve. Receten e rruges jetësore nga do ecin dhe themelin e tradites që do e ndjekin përherëshem. Falë gjysherve, mençurisë së tyre, ndodhi njeriu-iduhuri, ndodhi tradita, ndodhi kombi, shteti. Dhe, nuk do vdesim-jo! Përmes kujteses së .tyre, do jetojmë dhe bashkë me ta do punojmë për vendin, atëdheun, edhe më pas, përherë. Ndaj, jini i kënaqur skajmërisht që ishit, që jeni pjesë e një shpirti të amshueshëm, e themelit të një historie të çmuar dhe që me zemer i dhurruat ato që patet. Më të lartat, më të çmuarat! Kjo e bënë ikjen tone nga jeta një akt të vocerr të rëndomtë që nuk ngacmon rrenkimin por qetëson e krijon satisfaksion shpirtëror.
Ua shprehë miradinë time për skofinë tuaj dhe ju përshëndetje pëzemërsishtnga Peja miku im i çmuar me dëshira për jeten në vazhdim në disponimet më të mira.
تعليقات