top of page

Dhimiter Canga: PA EMRIN DASHURI...

  • 1 day ago
  • 2 min read

Një libër, besoj kurrë s`do të mjaftonte,

thelbin e dashurisë tonë të pasqyronte;

Rrënjët e kujtimeve të shpaloste e të vadiste ,

e një qiell tjetër, plot me yje të rimbushte.


Çdo moment të na sillte sa më pranë,

si një melodi kënge, ta shpërndante në çdo anë;

Të shkruante për diellin që s`perëndon,

kur në dritën e syve njeri-tjetrin e shikon.


Sinqeriteti i dashurisë, në kaltërsi të udhëtonte,

gënjeshtëren e hipokrizinë të shkallmonte;

Engjëjt e dashurisë të gjithë t`i takonte,

thashetheme, cmirë , e intrigën të verbonte.


Të shkruhej me penën e zërit të ëmbël dashuri,

me zjarrin e zemrave që rrahin njësoj në gji,

me dritën e syve që bëhen yje në vazhdimësi,

e ndriçojnë në çdo cep, errësirë, ligësi e poshtërsi.


Të shpjegonte ku ndodhet e gjendet një lumturi;

Pse ajo mund të mungoj edhe në pallate me flori;

Por, lulëzon në kasolle, aty ku ndjenjat s`njohin kufi;

Aty ku dashuria, zgjeron e hap udhë në mushkëri.


Një kapitull, ta zinte puthja ky medikament,

që mban në vetvete brenda çdo element;

Ky balsam me spektër të gjerë për gjithëkend,

që të shëron, të jep gëzim, të çliron nga çdo brengë.


Si dielli që pa interes falas hënës i jep dritë,

shekuj tani qëkur u krijua gjithësia përditë,

kështu mendoj edhe për njerëzit të jenë dashuritë,

që ndjenja të mbisundoj e jo interesi e pasuritë.


Të thuhet që të gjithë në jetë jemi udhëtarë,

e duhet të jetojmë me dashuri, të jemi ëndërrtimtarë;

Jo rrallë bëhen gabime që bashkojnë zemra o njeri,

kur nuk përputhen karakteret, por bien pre në pasuri.


Shikimet e buzëqeshjet janë që të japin dritë e jetë;

Të japin forcë, të mbushin të shpirtit çdo boshllëk;

Fryma e dashurisë për njeri tjetrin kjo të mbush shëndet

Pa këtë emër çdo udhë e çdo gjë duket e shkretë.


DIKUR...


Dikur bënim betim edhe për nder,

për një dashuri që do të jetoj përjetë;

Mbeti në të shkuarën kjo traditë me vlerë,

e kjo ndjenjë sa shkon vyshket e humbet.


Po të pyesësh më të vjetrit për këtë,

shpjegimin e shkakut ta japin lehtë;

Pasuria e paraja tërbuan milet,

e u helmoi gjakun ky tamahqarllëk .


Martesat e ndarjet lëre mos e pyet,

qëkur doli moda, jo me një gjellë një jetë;

Pranverën, diellin, lulet e agimin i vret,

dimri nga shkatërrimi i familjes që i pret.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page