top of page

Dhe koha deri tek çasti


Minush Hoxha

Nje fragment nga nje tregim me igjate: Dita e fundit e jetes e z. Lenka Ashtu në vetmi nga që nuk përballonte kontaktet me askëndë, znj. Lenka vdiq në atë mengjesin e trishtë me re gri. Vdiq në dhomën me perdet e lëshuara të drites, në shtratin në të cilin e kishin vendosur pasi nuk kishte fuqinë e duhur për të ecur vetë. Në të vërtetë, ndonjë ditë më parë, kur kishte shkuar në toalet për nevoja personale, kishte mbetur mu në guacë mbështetur me paskoken në fontanë dhe dukej sikur e vdekur. E kishin gjetur me sy të hapur që shihnin nga qielli dhe dukej sikur të kishte kërkuar më parë dikend për t’i lënë një porosi, për të rrënkuar në praninë e dikujt a për ta bërë të dijtur se po iken. Dhe koha deri tek çasti i vdekjes, ndodhi kështu… E vetmuar qëmoti anise e dinte pasi e kishte këshilluar mjeku e të afërmit se për te do ishte më mirë të ketë dikend pranë, me fizikum veçantë të rënë, në gjysemerrësi dhome, me frikësim instiktiv kishte endur syt sa këtej andej në kërkim të cilitdo nga të afërmit, duke ndijur se po afron vdekja. E veçonte nënën dhe dëshironte ta kishte pranë, t’i vënte koken në prehërin prej mëmeje kurse ajo t’i lëmoj floket e t’i këndoj ndonjë ninull fëmijërie. Dhe ashtu, instiktivisht, në gjysemerrësi, kishte zgjatur duart sa t’i ngjitë për dikend, dhe kishte rrëzuar të gjitha që kishte patur mbi dollapin e bukur skaj krevatit: goten e papërdorur të ujit, ibrikun porculan me lëngë portokalli, ndonjë lëngë tjetër për kurim, supë të lehtë gjedhi, barërat dhe një roman me kryepersonazh femrën e cila personifikonte dhe në portretin dhënë në ballinë, ngjante në vetë ate. Duke gjurmuar tiparët për bindjen se ngjanin, e kishte lexuar që moti më shumë herë dhe sa kishte nisur sëmuarja udhën, kishte urdhëruar t’mos ia lëkundin nga aty. Tek tuk provonte të përkujtonte ngjarjet nga aty, kërcente nga kaptina në kaptinë, nga rrjeshtkalimi në tjetrin për t’u këthyer që nga fillimi, dhe duke gjetur veten të tëren tek kryepersonazhi sikur e kishte paramenduar që në beqari.… ”Ajo…jam unë…” e thoshte më shumë vetëbesim në vete. Kur si gadi përherë aty nga ora 6 të mengjesit hyri me hapa të padëgjueshem bashkëshorti i saj sa të mësoj nëse e kishte zënë gjumi dhe me lëvizje të padëgjueshme, fshiu hapësiren nga lëngjet dhe vëri gjërat e rrëzuara në vendet e veta, ajo, si e trembur dhe instiktivisht, njëherë kishte hapur syt, i kishte endur me ngadal anash sikur kishte kërkuar dikend emërin e të cilit e shqiptonte me rrokje të ndara e pakuptueshem, dhe ishte ndalë tek bashkëshorti i vetë. “E Ju… jeni? Fytyr…murgu…qafore të bardhë…ju njoh!” tha kur pau Ardin me këmishë të bardhë e xhaketë teget.dhe ofshau. “Vdekja…të rrëfehem! Përse juve…!” Dhe kishte dashtë t’ia thot një mbiemër të frikëshem por i treti mendimi n’atë boten gri me identitetete të mjegulluara dhe pa kohë të përcaktuar dhe nuk arriti ta shqiptoj. ”Lenka! Jam Ardi…Unë… Ardi…burri !” ”Ardi…? Burri? Ardi, s’ishe ti pjesë e frymes sime. Unë ecja rrugen, e…Ardi…me qesendisje për marëzi. Nga më ardhe lustrafin…e unë… ooh!”” Ra në heshtje të shkurtër. Ndofta duke kërkuar në mendjen e vetë. Dhe këte në mundime: ,,Zana isha. E tani. …” më vështirësi i tha këto dy fraza e pastaj këtheu kokën në të kundërten e bashkëshortit dhe njëherë i shkuan lotet e më pas zu të qajë me fuqi. “ Po ikën…Treta gjurmëve rruges e babait. Baba i vrenjtur,” e tha pasi pushoj, duke këthyer me të shpejtë kokes dhe heshti. Por nuk e zgjati. Këtheu sërish kokën, dhe sikur t’a kishte menduar shtoj: ,, Baba i vërerët! Përherë në kërkim!” Ardi me shumë skofi desh t’ia mare duart fare të ftohta në të vetat për t’ia ledhatuar e ngrohur dhe ngushlluar disi. Ajo njëherë nuk regjistroj të prekurit, por sa e përceptoj këte, ia këtheu: ”Ç’do më bësh! Të më ndëshkosh! Ç’faj kisha për Florin…nuk e fura” dhe i tërhoqë. Nguliti syt në plafon dhe tek provonte t’a kujtoj të kaluaren, shqiptoj dhe një emër dy, pastaj provoj dhe të recitoj një këngë dashurie që e mendonte se e kishte mësuar në të dëgjuar të Florit. Ate ”ajo …në fustan të gjatë …” dhe mori frymë thellë e vazhdoj: ”, me dantella… blu” dhe në vajë të pa zë e ndërpreu dhe sa mori frymë më thellë prap vazhdoj: ,, në dysheme vizlluese,… e qiell në syt e sajë, sytë e bukur…!” Një copë kohe heshti sikur gjurmonte dhe gadi në mërmeritje e tha ”qiell pa fund në sytë e saj,”, por, pau se nuk kishte fuqi e ngeci, dhe vetëm përkujtoj si hije gjysem të errta pamjet e asaj kohe dhe sërish i rrodhen lotet. ” Cili vit është? Unë…18 kam! Prof. Zeno më denigron e më thot: ,,Di kohen që jeton! Ziliqarë! Për Florin…Më do në boten e vetë!” Bënë një ndërprerje dhe vazhdon: ,, E z.Zeno! Ju nuk dini ç’është dashuria!” ,, Flori, Flori!” thrret me zë miklues e vazhdon: ,, Parku i lojes tonë Flori…banga e dashurisë. Ja gravura: Lenka- Flori. Flori!. Të rrëmbyen nga unë. Të iken asaj rruge! Aaah! Më lë vetëm ! Oguri i plakave shami zeza. Shtriga!”. Pushoj për ndonjë çast dhe në atë intermeco kohe sikur harrnoj një mendim-vazhdim i të më parit: ” Do i vras Zoti! Ma tha vetë! Zot, digji në ferr!” Pas kësaj, këtheu kokën nga muri dhe herë shikonte foton ngjitur aty me një buzqeshje të shkurtër, herë mbyllte syt. Në një çast, duke i rrjedhur sërish lotet, me zë memzi të dëgjueshem e tha në vete: ”Më dhimbsesh Helenë. Mjellmë e pusetes së qetë!..Bukuri antike! Karli nuk ishte personi i romances. Ooh, sa të dashuronte! Ishte trap…i gjori. Të thanë të marrët lavire!? Jo! Simbol i Erotikes!” Ardi i dëgjonte plotë dhimbësuri këto mendime për te të shkëputura dhe ndërhynte me ndonjë fjalë ngushlluese ose ofertë për ushqim e ilaçra. ”Lenka, Lenka. Do një pjatë supë. Gjysmë? Lëngë boronice!” e lute me shumë butësi e më pas ia ledhatonte flokët. ”Supë, supë? Oh, nuk kam kapërcall! M’a hoqen. Ja shihe…!” ngriti fare pak koken e drejtoj gishtin nga fyti. Në paskohë, sipas marëveshjes së më parë me te, ardhi infermieri duke iu drejtuar me skofi Lenkes ia tha: ”Zonja Lenka, dukeni si një zanë këte mengjes. Me floket e shpushpuritura! Si një gocë beqare! Apo jo Ardi” iu drejtua dhe burrit. “Si kur u martuam. Ka atë pamjen krenare!” e plotësoj bashkëshorti, me një qeshje të zorit. Përgatiti shiringen me antidepresiv, anksiolitik e vitamina dhe meqë ishte gadi errësirë në dhomë, luti Ardin t’ia ngrej perdet e mbyllta nga një anë që punën ta bëjë sipas rregulles por, sa e dëgjoj se si, përnjëherë gjetë fuqi sa të ngritet paksa nga shtrati dhe të urdhëroj me gjestikulacion e fjalë: ”Jo, ! Mos! Do më shohin ata! Do vdes!” Ardi këtheu ato sikur ishin më parë, kurse infermieri pasi më parë këqyri shiringen jashtë dhome, u këthye dhe, ia injektoj ashtu në gjysemerrësi pa reaguar fare në therrje ajo. Vetem ofshau dhimbëshem, këtheu në krahë dhe teksa dridhej nga të ftohtit që ndjente, instiktivisht u mbulua me çarçaf deri tek veshi. Më pas, sikur t’a kishte formuar mendimin, thirri: ” Ç’të duhet të gjurmosh në Gjithësi baba! Lule, Vjollca. Ja Shëngjergji! Oh, nëne, gjethet që më ke hedhur në shtratë. Jam një princeshë! Të vallzojmë livadhit! Luli, Lejla, të gjithë vraponi kësaj blerine. Tra…la… la,valsi i lumturisë…” Pas fjales së fundit, në heshtje qante tek kishte ngulitur syt në një pikë. Pastaj ndalon, shikon vërdallë sikur shikon të panjohurit, pastaj ambientin. Bashkëshortin, infermierin.. ,,Baba, mos më shiko vënger. Sa bëra një lojë, s’di përse…ti u ngryse. Ike në dhomë e nuk këtheve! Të erdha tek varri me muzgun dhe qaja! Baba përse bëre ate. S’di pse të ndjekë!Për ate që s’dije ta thoje! Ia thash Veres. E ajo: Lenka, Lenka, je një marroçe! Frymë e trishtë. Endacake e prerë e errësires!” e thoshte si një recitim memzi dëgjueshem. Ata të dy shikonin njëri tjetrin me habi dhe nuk kuptonin asgjë nga monologu i Lenkes. Pasi që infermieri ia bëri me isharet të shoqit të dalin jashtë kur për pakez u qetësua Lenka, infermieri i pari e më pas bashkëshorti dolen nga dhoma dhe në të dalur infermieri, me një shqetësim të veçantë, ia tha: ”Z. Ardi. Bashkëshorten e kini tepër të sëmuar dhe të uritur. Nuk përcepton as kohen as ambientin. Unë, nuk jam mjek, ama shihet kjo! Më vie keq por…besoj e kini të dijtur, mund të ndodhë më e keqja” Ardi këte e dinte mirëfilli se këte edhe ia kishte thënë më shumë herë neuropsikiatri që e kuronte, se ia kishte paralajmëruar dhe mundësinë të vdes urie, të bëjë vetëvrasje ose të vras dikend në ato çastet e atakut të ankthit e frikes, mirëpo, nuk kishte gjetur mënyren t’ia ndryshoj gjëndjen.… Dhe pasi iku infermieri këtheu në dhomë tek Lenka. Ajo kishte ngulitur shikimin në plafon dhe as me një lëvizje nuk reagoj në këthimin e bashkëshortit. ,,Lenka, Lenka!” thirri fare qetë. ,,Do shkoj vetem për disa çaste! Shpejt këthehem” shtoj njësoj qetë. Ajo këtheu kokën nga ai, e shikoj njëherë pa folë e më pas më zë të trishtë ia tha: ,,Unë nuk isha në fajë. Nuk isha e çmendur! Më bënë një gjyq të keq. Kërkoja vetem të bukuren! Aqë! E ata…,,Je një shpifje!” ,,Lenka, Lenka! Më dëgjon! Mund të qëndrosh vetem! Pak çaste” ia përsëriti pasi nuk mori përgjigjen në të paren. ,,Vetem? Unë! Kam babain. Ja aty!” dhe zgjatë vështirësisht gishtin tregues nga fotele bri krevatit të saj. ,,Bukur!” ia këtheu Ardi në shqetësim nga mosperceptimi i realitetit nga ajo. ,,Babi, ne do e mbërrijmë të bukuren. Do bëjmë arsyen për të jetuar!.” KISHE TË DREJTË KUR E THOJE: GJËRAT JANË AQË TË PAPËRSOSURA.


171 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page