top of page

DHE JETA VAZHDON...


Eli Kanina

Teksa pres autobuzin në mëngjes Nën hijen e murit mbushur me lajmërime Lexoj për dikë që ka humbur qenin Dhe paguan pa çmim për atë që ia gjen Dikush tjetër paska humbur jetën Llogarinë e kusureve duke mbyllur përgjithmonë... Autobuzat e plazhit vazhdokërkan të venë e vijnë Çdo ditë me të njëjtin orar, për të ngeshmit Një apartament jepet me qera për studentët Nëse shkolla do të vazhdojë, plotësoj me mëndje Një shtëpi që shitet me gjithçka ka brenda Kaq e shkëlqyer, por pa dokumenta A thua kjo është, kaq është vetë jeta? Gjithçfarë torbash, qesesh e bidonash Të rreshtuar buzë murit, përtokë Ofrojnë ushqim “fshatçe” duke injoruar supermarketin Sa vlerë ka kjo në kulmin e të nxehtit Pasiguria në gjithçka, i mund më të shkretët Nuk dinë më Të shtojnë a të shkurtojnë jetët? Prej lokalit aty pranë buçet televizioni Si në një fushatë korrje shirjesh e gushtit të dikurshëm Dëgjohet deklarata e përditshme e betejës së pandemisë Që i mbush gotat dhe mendjen një pijaniku Të ulur a të ngulur në një cep tavoline dhe çirret Se jeta është kot fare dhe i falet kotësisë I mallëngjyer si një shenjt... Nën hijen e murit të lajmërimeve të lagjes Me hijen e Covidit që mbaj larg me një maskë Duke numëruar stacionet e jetës Kësaj kohe të maskuar që shkon mbi një breshkë Përpiqem të gjej e ta shoh të bukurën Pres autobuzin urban Dhe lutem...

ELIVERTA

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page