DHAMO-KENGA QYTETARE VLONJATE ARRITI KULMIN ME TRIO VLONJATE


    DHAMO-KENGA QYTETARE VLONJATE ARRITI KULMIN ME TRIO VLONJATE

    DHAMO-KENGA QYTETARE VLONJATE ARRITI KULMIN ME TRIO VLONJATE

    Gëzim Llojdia

    1.

    Artur Dhamo kompozitori vlonjatë i lindur në një vit ku shkronjat përbëjnë numra kombinin e numrave mistik 1969mbanë mend se prej fëmijërisë pasioni i tij si çdo fëmijëështë kënga.Melodia nëbuzët fëminore e kahershme sa vetë njeriu. Prandaj shqyrtojmë mundësin tonë kur themi se: Muzika është art, është urë që na lidh përmes tingujve dhe ai e tillë, muzika është një kombinim i veçante ritmi dhe notash ndërkaq ëikipedia ka bërë një klasifikim unik të sajën:Muzika është formë e artit, mediumi i së cilës është zëri i organizuar në kohë. Elementet kryesore të muzikës janë toni (ku përfshihen melodia dhe harmonia), ritmi (bashkë me konceptet e afërta që janë temo, metri, dhe artikulimi ), dinamika, si dhe kualiteti zënor.Kështu Turi njëemër qëvlonjatët ta ngjisin nëfëmijëri,i ka filluar në moshëtë vogël të endet nëpër festivalet ekëngëve në moshat më të hershem të fëmijërisë së tij.Ka qen prezent nëpër festivalet e këngëve, që në aso kohe ishin argëtimi dhe përbënin ngjarje tëveçantë muzikore për moshën.Një raport, që ai tregon në lidhje me pjesëmarrjet në këto festivale janë tëkëtilla:5 herë në festivalet kombëtare dhe 6 herë në festivalet e Qytetit të Vlorës.

    Turi me dëshirën e këngëtarit tëfëmijëveka udhëtuar disa herë mëngjeseve në një rrugëtim që fillonte në qytetin portokajve duke përfunduar nëShkodër.Është larguar andej me autobusin që shpinte fëmijë,kompozitorë dhe poete në festivalet e Shkodrës me një hare tëveçantë.

    2.

    3 herë ndërmjet këtyre largimeve me vete ka shtrënguar në dorë çmim fituesi të disa vendeve në festivalet e fëmijëve që ishin stacionuar prej kohësh në qytetin verior buzë Taraboshit.Kush mund ta frymëzonte Turin në këtëinvestim afatgjatë tëpërhershëm dhe të pazhbëshëm, përveç yllit dhe krijuesit të këngëve qytetare vlonjate,Reshatit.Atij krijuesi që nëse do të konvertohej shpirti nota muzike do të përbënte një lartësi mali të lartësuar ,ndërkaq që këngët si” brezare” do të qarkonin hapësirat etij.Trio vlonjate u krijua nga bashkimi i tri zërave meliodioz Reshat Osmani,Konstandin Thana dhe Meliha Doda.Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi I Vlorës, “Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana dheMeliha Doda.Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, dhe zëri i gruas. Pra, ishte një formë e këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë. Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, Meliha 22 vjeçe.Në një rrëfim me Turin mësoj;'Filloj shkollën emuzikës me S.rrapi që në vitin e parë regjistrohem për kanto.Aty kishte një grup profesionistësh V.Cuni,F.Nasto,K.Koka.Si shkova unë tek burimi i këngës?Dua të deshifrojë rrugëtimin tim,mëthotë Turi.Diku aty nga shkollimi 8 vjecarë.

    -Erdhi Reshat Osmani.Sapo fillonte procesipër përzgjedhjen e talenteve të reja,pra bëhej llaf për festivalet epionierëve të cilët ishin zërat me të pëlqyeshme për kohën tonë,Reshati dhe kompozitorë të tjerë vlonjate nisnin ecejaket etyre nëpër shkollat e qytetit të Vlorës për të përzgjedhur talentet.Një ditë në shkollën tonë erdhi pikërisht Reshat Osmani.Reshati i trios vlonjate dhe kompozitori i saj nuk gaboi kur tundi kokën nëshenjëvlerësimi për aftësitë e mija në fushën muzikore.Nga ajo përzgjedhja unë,shkova dhe këndova në festivalin kombëtar të fëmijëve në qytetin e Shkodrës.Sapo ka përfunduar studimet e shkollës s mesme shkon në fshatë. Një lloj stazhi quhej ky për gjimnazistët përpara fillimit të studimeve universitare.Në zonën lumit të Vlorës, në Mavrovë ku punoi 1.5 vite. Koncertet epara mbajë mend që i bëra në majë të fshatit Mazhar të Lapardhasë.Ndërsa në shkollën e Kotës ndërtova një grup kori.Edhe në këtë zona muzika që deri atëherë bëhej thjeshtë në shkollë pa krijuar grupet apo koncertet me muzikë. Ka qenë viti 1983.Rrëfimi i tij të shpie larg.Shpatat e malit të Gjerë dhe kalaja e Argjiros prisnin festivalistët ,grupe,këngëtarë,melodi,veshje të larmishme nga folklori dhe tradita e bukur shqiptare.Morra pjesë me grupin e Vlorës në Gjirokastër.Nga viti 1988-92 vijova studimet në degën histori-gjeografi në Tiranë.Në vitin 1992 fillova të angazhohem si drejtues artistik te ansambli”Labëria”.Me këtëasamble të mrekullueshëm arritëm të realizonim albume dhe koncerte deri në TOB.Si ndikim të tij dhe kontribut ai përmend edhe pjesëmarrjen apo në disa grupe folklorike për gjetjen apo zbulimin e këngëve të reja me grupet e Lapardhasë,Vranishtit,Pilur,Kallarat etj.Ka ndjekur nga afër trion vlonjate si dhe këngëtarët etjerë të Vlorës që përfaqësonin rrymën e muzikës qytetare vlonjate si Kleopatra Skarco,Milika Meminaj,Mariza Mico,Venranda Billa,kompozitorin Pirro Cakrani.Një krijesë e bukur ishte kompozimi i Themistokli Mones;Miq nga Vlora vijnë shoqëruar nga F.Haxhiraj,M.Nerenxi,Sh.Shabani.Bashkëpunim tëmëtejshëm vijon me grupin e këngëve qytetare dhe kompozitorin vlonjate që sot nuk jeton më,Haxhi Dalipi.Arturin nga Vlora e mbajnë mend për debutimin e parë në festivale kombëtare të muzikës së lehtë shqiptare.Në vitin 1990, kënga:” Lule e vetmuar”, duet me Redina Tilin,mbeti mjaftë e adhuruar nga brezi i të rinjve të asaj kohe.Në vitin 1994 ishte edhe kënga e kënduar nga Ludimilla Baballaku ne koncertin e pranverës.Nga viti 1990-deri nëvitin 1994 Arturi ka një pjesëmarrje aktive në festivalet e RTSh në dy sfera;a këngëtar,b-kantautor.Në vitin 1993,çmimi i dytë ju dha këngëtares vlonjate Anita Bitri me kompozimin e Artur Dhamos:”Dashuri ke emrin ti”.Edhe kjo këngëtare e talentuar vlonjate nuk rone ndërsa në Vlorë ka një rrugë nëqendër të qytetit që rruan emrin e artistes.Një rrugëtim tjetër i Turit është ky 1992-1997 drejtues muzike nëQendrën kulturore.Së fundi drejtues artistik në teatrin “Petro Marko” të Vlorës.Ka realizuar në një total nëse shprehmi kështu:60 premiera estrada dhe variete si dhe 50 premiera teatri. Është autori i Himnit të skuadrës vlonjate tëFlamurtarit.

    .....Flamurtar..... Flamurtar....../Dy emra kam në zemër unë/Para më je ti o Vlorë/I dyti është ekipi ynë/Flamurtari madhështor/Me fanellat kuqezi/Jo në botë nuk ka si ty/.....Flamurtar..... Flamurtar....../Kur del në fushë lufton, fiton/Zemrat tona ndizen zjarr/Ne derdhim lot, për ty gëzojmë/Brohorasim Flamurtar....../Me fanellat kuqezi/Jo në botë nuk ka si ty/.....Flamurtar..... Flamurtar......

    3.

    Artur Dhamo është edhe krijuesi i këngës së 100vjetorit të kënduar nga këngëtari brilant Ylli Baka dhe grupi lab Cipini.Madje për këtë këngë një vit më parë intervistova Ylli Bakën harrova të shënojë emrin e atij që e nxori nga shpirti dhe e bëri tëpavdekshme duke e hedhur në nota muzikore.Ky ishte kompozitori Artur Dhamo.

    Oh moj Vlora me kurore Vlora me kurore Te uroj 100 vjetor

    Oh moj Vlora me kurore te urojme një 100 vjetor te puthe detin, te puthe malin te takoj Smail Qemalin.

    Vitet ikin, vitet shkojnë gjithë shqiponjat fluturojnë rrugët kombin e bashkojnë te gjitha ne Vlorë fillojnë. I dha besën burri burrit ne kalkonin e flamurit mbylli plaku pavarësisë 500 vjet e historisë. Vitet ikin, vitet shkojnë gjithë shqiponjat fluturojnë rrugët kombin e bashkojnë te gjitha ne Vlorë fillojnë. Zemra e kombit arbëror si sahat punon ne Vlore u kurdis nga ajo dore me 28 nëntor.

    hajdeeeeeeeeeeee !!!!!

    Oh moj Vlora me kurore te uroj 100 vjetor rrugët e kombit e bashkojnë te gjitha ne Vlore fillojnë. Vitet ikin, vitet shkojnë gjithë shqiponjat fluturojnë rrugët kombin e bashkojnë te gjitha ne Vlorë fillojnë.


    #Gëzim #Llojdia

    29 views

    Shkrimet e fundit