top of page

Detaje jete


Vladimir Muça

Detaje jete nga kapitulli mbi universin dashurorë:

*** Dashurinë e nënës e merr që kur lind por dashurinë e babait, duhet ta meritojsh. *** Dashuria është një nga çfaqjet më poetike të njeriut. *** Kur dashuron, dashuro shpirtin e jo trupin. *** Hormonet e shumta, vrasin dashurinë e sinqertë. *** Poezia është fëmija e dashurisë time të dytë. *** Dashuria nuk na merr leje, Ajo vjen pa pritur, si shiu në pranverë, na lag e thahemi përnjëherë. *** Dashuria është ndjenjë, që lind nga një gjest, nga një fjalë, nga një shikim, Me një kthjelltësi, pa verbëri. *** Ka disa dashuri që janë: si kuajt e egër, që po tu hipësh nuk mund tu zbresësh më, por të çojnë vend e pa vend në rrokopujë. *** Të jeshë kazanovë, je dashnor i të gjithëve, dhe burrë i askujt. *** Xhelozia është një barishte e egër që rritet në zemër, i vyshk lulet e nuk i lë të çelin. *** Një tragjikomi në shpirtin e zemrat e fëmijëve, është më e keqe se një paudhësi fëmije, që mund të lindë një buzëqeshje. *** Femrat janë mbretëresha, por janë dhe skllavet e dëshirave të tyre. *** Kur shkon me shumë femra, zemra ka më shumë dhoma se sa një bordell. *** Divorci në kaleidoskopin e një jete, është spektri i zi i dy jetëve. *** Të keshë mallë, nuk do të thotë, të duhen dy njerëz, por si të bëhen një. *** Gjysmë dashuri është plagë, gjysma tjetër është humnerë. *** Dashuria është si lulet e egra, Çel kudo,madje dhe në mes rrënojash. *** Kur çdo dashuri depërton në sy, Gonxhe shpërthen në zemër.


 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page