***
Kur njeriu ndodhet i përhumbur,
duhet të mbyllë sytë,
të kujtojë kohët kur ka qenë
jo i ngazëlluar, por tejet i lumtur.
***
Në jetë kurrë mos u pendo.
Të pendohesh do të thotë:
Të mohosh ato që ke jetuar.
***
Kur gënjen për një vepër mirësie,
ka vlerë si për të vërtetat.
***
Ana më e bukur e jetës
është,kur pas dëshpërimit,
vjen shpresa.
***
Kur luftoni kundër armikut tuaj,
Mundohuni mos t'i ngjasoni atij.
***
Mosha e tretë nuk i zbon ndjenjat,
por forcon frenat.
***
Jeta nuk matet me kohën që marrim frymë,
Por me çastet,që na lenë pa frymë.
***
Mos e nxit frymëzimin,
por, asgjë nuk të ndal t'a kërkosh.
***
Trillimi ekziston gjithmonë,
mes të vërtetës dhe enigmës.
***
Njeriu duhet të ketë frikë
nga ato që nuk di.
***
Njeriu që nuk sheh dorën e tijë,
mendon se shkruan lapsi.
***
Ate,që ndonjeri e quan marri:
Dalja nga rruga e besimit,
unë e quaj PASION,
një përbindësh me pesë shkronja,
që turfullon brenda shpirtit.
***
Fjalët e vërteta kalojnë
nga zemra në zemër
e jo, nga goja te veshi.
***
Zgjuarësi është:
të shohësh të mirën
tek e jeqja.
***
Parajsa e vërtetë e njeriut në jetë
janë vitet e fëmijërisë.
***
Kujdes me mendimet,
se ato kthehen në fjalë;
Kujdes me fjalët,
se kthehen në vepra.
***
Në jetë duhet të jeshë detë,
që të gjithë lumejtë
të derdhen në jetën tënde.
***
Frika është investim i sigurtë.
Nëse i ke futur dikujt frikën
në çdo rast e ke në pëllëmbë të dorës.
***
Fundi i përpjekjeve të vështira
është maja e triumfit.
***
Në jetë besimin mbaje si mburojë,
Ndërsa drejtësinë si shpatë.
***
Frikacakët vdesin çdo ditë,
ndërsa guximtarët vetëm njëherë.
***
Egoja është fatkeqësia
që shkel mbi mirësinë.
***
Xhelozinë vetëm një fill i hollë
e ndan nga urrejtja.
***
Në rast se uji nuk gjen rrjedhën
nga don të kalojë,
duhet të gërmosh gurin.
Comments