top of page

Deri tani, reciprociteti me Serbinë vetëm në akull !


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Deri tani, reciprociteti me Serbinë vetëm në akull !

*** Derisa BE-ja (si ndërmjetëse e negociatave serbo- shqiptare në Dialogun e Brukselit 2011-2022) nuk ka ka kapacitet juridik ndërkombëtar, që palët negociuese t’i detyrojë në zbatimin e parimit të reciprocitetit për marrëveshjet e arritura dypalëshe, atëherë nuk është çudi pse pala serbe nuk e njeh dhe nuk e zbaton parimin e reciprocitetit me palën shqiptare të Kosovës.

Derisa OKB-ja nuk e njeh Kosovën si subjekt juridik ndërkombëtar, zbatimi i parimit të reciprocitetit nga ana e Serbisë, do të jetë vazhdimisht problematik me gjithë garancitë politike të fuqive të mëdha evropiane dhe botërore.

Gjithashtu, derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh Kosovën, reciprocitet juridikisht të detyrueshëm nuk do të ketë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Këtë difekt ligjor, duhet ta mbajnë parasysh si presidenti, qeveria, ashtu edhe parlamenti i Kosovës. Ndaj, do të ishte e gabueshme nëse pala shqiptare e Kosovës, do të lidhte ndonjë marrëveshje me Serbinë pa ndonjë garanci ndërkombëtare (Amerika, OKB-ja dhe BE-ja), sepse Serbia nuk do t’i përmbahej zbatimit të parimit të reciprocitetit, duke qenë se Kosovën nuk e njeh si shtet të pavarur dhe sovran ngase kjo ende nuk nijeht si subjekt juridik ndërkombëtar nga ana e Kombeve të Bashkuara, por edhe pas pavarësimit të saj(17 shkurt 2008), Serbia e trajton dhe e konsideron si krahinë të saj, ashtu siç figuron në Kushtetutën e vitit 2006, si dhe në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Pra, duhet të pranojmë faktin se, qëkur Kosova është njohur në mënyrë unilaterale nga Amerika dhe nga alaeatët e saj perëndimorë, si dhe nga 140 shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare (17 shkurt 2019) ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, zbatimi i parimit të reciprocitetit ka qenë i brishtë si de fakto, ashtu edhe de jure. Këtë e provoi edhe përgjigjja formale e taksës së tarfiës doganore 100% ndaj mallrave tregtare të Serbisë nga ana e ish-qeverisë së Ramush Haradinajt (nëntor 2018), e cila ende është në fuqi (shtator 2019), edhe pse është e kontestuar nga Beogradi zyrtar, vënien e së cilës po shfrytëzon si pretekst për bllokimin e Dialogut të Brukeslit (2011-2018). Me një fjalë, presidenti Aleksandar Vuçiq, kryeministrja e qeverisë Ana Bërnabiq dhe ministrii i Jashtëm Ivica Daçiq të Serbisë, BE-së, përkatësisht bashkësisë ndërkombëtare i kanë vënë si kusht, që së pari, ta detyrojnë Prishtinën zyrtare ta heqë taksën doganore 100% ndaj produkteve tregtare të Serbisë, në mënyrë që të rihapet Dialogu i Brukeslit. Mirëpo, autoritet zyrtare të Kosovës nuk do të duhej ta pranonin një kusht të këtillë, para se Beogradi zyrtar ta njihte Republikën e pavarur të Kosovës, spese juridikisht në frymën e së drejtës ndërkombëtare, vetëm pas njohjes së Kosovës si subjekt juridik ndërkombëtar të barabratë me Serbinë si dy shtete sovrane-anëtare të OKB-së, do të krijoheshin dispozitat juridike ligjore të detyrueshme, që të dyja këto shtete në mënyrë të ndërsjellë konskeuente të zbatonin parimin e reciprocitetit ndërshtetëror, duke u bazuar në konventat përkatëse ndërkombëtare dhe në Kartën e OKB-së, si dhe në normat e parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Traktat paqësor me Serbinë, pasi OKB-ja ta njohë Kosovën

Të gjithë shqiptarët e Kosovës duan të kenë paqe dhe bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë, por vetëm (kur të krijohen kushtet normale, ligjore dhe kushtetuese) mbi bazën e reciprocitetit si dy shtete të barabarta, të pavarura dhe sovrane. Kjo do të ishte esenca dhe kuptimi përmbajtësor i përfundimit të çdo traktati a marrëveshjeje paqësore me Serbinë.

Mirëpo, çështja është tejet e ndërlikuar ( se si të arrihet një paqe e tillë e ndërsjellë serbo-shqiptare), kur Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, por sipas Kushtetutës së saj të vitit 2006, Kosovën e konsideron “pjesë territoriale të saj”!

Pikërisht mbi këtë “bazë juridike kushtetuese”, Serbia qe 20 vite ka pushtuar pjesën veriore të Kosovës, ku serbët e atjeshëm, të mbështetur nga Beogradi, nuk njohin institucionet legjitime, legale dhe kushtetuese të Kosovës, por vetëm Serbinë si shtet të tyre.

Logjikisht, derisa Serbia ushqen ambicie dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës, si dhe nuk e heq këtë “klauzolë juridike” nga kushtetuta e saj në fuqi (2006), qeveria, as parlamenti, asnjë parti politike (pozitë apo opozitë) nuk kanë asnjë të drejtë morale, ligjore dhe kushtetuese, që të lidhin ndonjë traktat a marrëveshje paqësore me Serbinë. Këtë fakt, do të duhej ta mbanin parasysh si presidenti, qeveria dhe parlamenti i Kosovës.

Fundja, edhe sikur Serbia të njihte Kosovën, edhe sikur Beogradi zyrtar, të pranonte ofertën e Prishtinës zyrtare për lidhjen e ndonjë “traktati paqësor” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kosova nuk mund të jetë palë nënshkruese e atij traktati derisa nuk njihet nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky është problemi i pakapërcyeshëm juridik ndërkombëtar, që hëpërhë Kosovës “ia lidh duart”, të lidhë dhe të nëshkruajë traktate ndërkombëtare me ndonjë shtet tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, që nuk e ka njohur Kosovën, siç është edhe vetë Serbia.

“Paqe e përjetshme” vetëm në varr !

Pavarësisht nga dëshirat dhe nga objektivat e politikës iluzioniste të qeverisë së ish- kryeministrit Hashim Thaçi dhe të ish-zëvendëskryeministrit të tij, Hajredin Kuqi, që në vjeshtën e vitit 20012, të lidhnin ndonjë “traktat paqësor” me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, Kosova si shtet i ri, nuk e gëzonte një të drejtë të tillë, sepse ( as dje, më 2012 e as sot më 2022) sipas së drejtës ndërkombëtare, Kosova nuk mund të lidhë asnjë traktat dhe, asnjë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Serbinë, sepse ende nuk është anëtare e Konventës së Vjenës mbi të drejtën e traktateve (1969), duke qenë se ende Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk e njeh subjektivitetin juridik ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, edhe pse atë e kanë njohur mbi 140 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.

Ky është problemi juridik ndërkombëtar, mirëpo ish-profesori i së drejtës ndërkombëtare, ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi e pati anashkaluar atë, duke deklaruar të kundërtën, duke u mbështetur në gjendjen faktike se ” Kosova i ka kaluar dy faza, fazën e mbijetesës që ka ardhur me lirinë e Kosovës dhe fazën e pavarësisë që ka ardhur me 17 shkurt 2008. Kosova duhet të fitojë paqen e përjetshme, harmoninë me qytetarët e vendit dhe paqen e përjetshme me fqinjët. Dhe po e them kështu jo me i harruar armiqësitë e të kaluarës, por me krijua paqe për gjeneratat që do të vijnë. Dhe çdo vend në botë pas një konflikti ndërshtetëror përfundon me një traktat të paqes dhe vetëm atëherë ka kuptim paqja e përhershme”. (www.kosovapress.com/08/08/2012).

Mirëpo, shpërfillja dhe injorimi i së drejtës ndërkombëtare nga politika fiktive e qeverisë së Kosovës së dikurshme, të drejtuar nga Hashim Thaçi dikur kryeministër dhe president dhe nga “violina juridike” e tij shumëvjeçare, Hajredin Kuçi , nuk solli kurrfarë “paqe të përjetshme” e as kurrfarë traktati paqësor me Serbinë (2008-2022), sepse deri më sot në historinë e së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, nuk figuron ndonjë shembull i dokumentuar i ndonjë “paqeje të përjetshme”, apo i ndonjë lufte a konflikti të përjetshëm , sepse sipas materializmit dialektik shkencor, nuk ekziston asgjë e përjetshme dhe, asgjë absolute, por relative dhe e ndryshueshme sipas ligjeve të dialektikës së natyrës.

Cila është baza juridike ndërkombëtare e “traktatit të përjetshëm paqësor” sipas ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi?

Kjo është pyetja thelbësore, cila kërkon përgjigje të kualifikuar nga juristët e së drejtës ndërkombëtare në Prishtinë, në mënyrë që t’ia bëjnë të qartë ish-zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi se, Kosova nuk ka të drejtë të jetë palë e asnjë traktati ndërkombëtar qoftë dypalësh, qoftë shumëpalësh ngase ende Organizata e Kombeve të Bashkauara nuk e ka njohur cilësinë e subjektivitetit të saj juridik ndërkombëtar sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë një opinion të saj pozitiv se pavarësia e Kosovës nuk është në kolizion me normat e së drejtës ndërkombëtare (22 korrik 2010).

Baza juridike e “traktatit të përjetshëm paqësor” mes Serbisë dhe Kosovës, e deklaruar nga Hajredin Kuqi, më 2012, de fakto dhe de jure, do duhej të ishte kjo: – Së pari, Kosova duhet të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara; së dyti, të jetë anëtare-palë nënshkruese e Konventës së Vjenës mbi të drejtën e traktateve (1969); së treti, pasi Serbia ta ketë njohur Republikën e Kosovës; së katërti, pasi Kosova t’i ketë të zgjidhura të të gjitha çështjet kontestuese me Serbinë kolonialiste, duke zbatuar edhe parimin postliminium, sepse pas përfundimit të luftës, në Kosovë, ende mungojnë mbi “2467” persona të zhdukur; së katërti, pasi Serbia t’i ketë paguar reparacionit e luftës për të gjitha dëmet e shkaktuara në Kosovë; së pesti, pasi Serbia t’i ketë tërhequr të gjitha strukturat kiriminele paralele nga pjesa veriore e Kosovës.

Në kuptim të ngushtë (Kosovë – Serbi) , kjo do të duhej të ishte ecuria metodologjike e pajtimit paqësor me Serbinë, kurse në kuptim të gjerë dhe të drejtë, pasi ajo t’ua njihte të drejtën e vetëvendosjes Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës së Shqipërisë etnike. Mirëpo, duke qenë se këto territore etnike shqiptare hëpërhë janë skairfikuar nga Kosova dhe nga Shqipëria, duke u pajtuar me statusin e tyre vasal kolnialist nën Serbi, hajredinë “pashëve” të Kosovës, edi ramëve dhe ilir metëve “sulltanë” të Shqipërisë, nuk u ka ngel tjetër veç të “ngushëllohen” me vetën e tyre, duke shpikur ndonjë “traktat paqësor të përjetshëm” me Serbinë, që të gjejnë gjuhë të përbashkët me kolonialistët hegjemonë të Serbisë, duke u përqëndruar në devizën e turpshme dhe absurde të vetëkënaqësisë politike, thënçin paqësore “daj shto dash”! – E, “shumë dert i thellë” për shqiptarët e kolonizuar të Preshevës, të Bujaniocit dhe të Medvegjës, si dhe për pretendimet e Serbisë për copëtimin e territorit verior të Kosovës, në emër të ndonjë “shkëmbimi” a “korrigjimi” të kufijve sipas projektit të sajuar Vuçiq-Thaçi-Rama.

Palët nënshkruese, duhet të zbatojnë reciprocitetin nëse ligjërisht i detyron BE-ja

Duke qenë se negociatat e zhvilluara në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2022) juridikisht janë detyrueshme, jo assesi facultative. Prandaj, palët janë të detyrueshme që të zbatojnë parimin e reciprocitetit, jo të vendosin si t’u teket atyre në “stilin” apolitik “njëri thumbit, tjetri patkoit”.

ALFA dhe OMEGA e BE-së është lëvizja e lirë e njerëzëve dhe qarkullimi mallrave

Mirëpo, të të gjithë aktorët e përfshirë në Dialogun e Brukselit (2011-2022), nuk duhet të presin që, marrëveshjet e lidhura mes Beogradit dhe Prishtinës, do të jenë garantë të njohjes së Kosovës së pavarur nga ana e Serbisë. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë në epilogun e Dialogut të Brukselit mes palëve negociuese.

Edhe pse ldhja e Marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës në kuadrin e bisedimeve të delegacioneve të tyre në Bruksel, më 2011, ka qenë e pranueshme ngaqë ishte në interesin e të dy palëve, që njerëzit të lëviznin të lirë mes dy vendeve, në frymën e standardeve integruese të Bashkimit Evropian, kjo nuk do të ndikojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi zyrtar, i cili tani, në saje të ngulmësisë së kryeministrit Albin Kurti, që të vendoset reciprociteti, pranoi vendimin e tij, që të zbatohet Marrëveshja për dokumentet e idenitetit të dy palëve, në mënyrë që qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës, të lëvizin lirshëm me kartat e identitetit të tyre në mënyrë të ndërsjellë, POR PA “PUSULLË SHTESË” nga asnjëra palë!

Ndryshe, nëse Serbia vazhdon me “metodologjinë” dhe me praktikën e vjetër (2011-2022), që qytetarëve të Kosovës , t’u imponohet pusulla shtesë, se “Serbia nuk e njeh Kosovën”, atëherë nuk mund të flitet për kurrfarë zbatimi të reciprocitetit.

Pse 11 vjet nuk është zbatuar reciprociteti i Marrëveshjes Hyrje-Dalje të qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisëz?

- Fatkeqësisht kjo marrëveshje nuk është zbatuar në mënyrë reciproke jo më pak se 11 vjet, duke qenë se pala shqiptare e Kosovës nuk e ka zbatuar atë në terren. Për këtë gabim politik 11-vjeçar (2011-2022) fajin dhe përgjegjësinë e mbajnë përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës (2011-2022), që nuk janë treguar aktivë për të vepruar sikurse pala serbe, d.m.th. në mënyrë reciproke, por ua kanë shkurtuar të drejtat dhe liritë e lëvizjes së qtetarëve të vet me rastin e kalimit të kufijve të Serbisë, duke mos ua njohur dokumentet e identitetit të shtetit të Republikës së Kosovës (2011-2022).

Pse 11 vjet Marrëveshja Hyrje-Dalje në sirtar ? !

Gjithashtu për moszbatimin e Marrëveshjes Hyrje-Dalje të qytetarëve të Serbisë dhe të Kosovës, përgjegjësinë kryesore e ka BE-ja, e cila nuk i ka sanksionuar ligjërisht palët nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, por i ka toleruar që ta shkelin, duke mos e zbatuar asnjë ditë në terren. Kjo është e pajustifikueshme për objektivat dhe për misionin e BE-së, ku lëvizja e lirë e njerëzëve dhe qarkullimi i mallrave janë ALFA dhe OMEGA e “shpirtit” të saj integrues, demokratik dhe paqësor.

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page