top of page

Demarsh për një homazh

Feb 27, 2023
3 min read


Demarsh për një homazh (një poezi pak ndryshe) Nga Përparim Hysi Në shkurt të vitit 2006,unë ndodhesha në Florida. Sado larg Shqipërisë,për çdo ditë jetoja me Shqipërinë. Shkurti i atij viti qe si një cunam që ra mbi letërsinë,kulturën dhe artin shqiptar. Më 3 shkurt 2006,u nda nga jeta i madhi VATH KORESHI. Më 7 shkurt 2006 u nda nga jeta,PIKTORI I MADH,IBRAHIM KODRA. Më 18 shkurt 2006,fotografi MJESHTËR KELË KODHELI. Më 17 shkurt 2006, u nda nga jeta një nga POETËT më të bukur,Frederik RRESHPJA.Natyrshëm,ndjeva dhimbje për ta dhe mirë apo keq, e kam zakon: kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk di. Për,të ndjerin RRESHPJA,shkrova një elegji,ku e qaja si një POET të MADH që jeta e sakatoi. RReshpjen e burgosën dhe dihet mirë seç hiqnin intelktualët e burgosur, Por dhimbja ime,sipas shënimeve në fletore,për RRESHPJEN m'u bë dyfish më e madhe,kur në funeralin e tij,nuk ndenjoi të merrte pjesë qoftë dhe një punonjës nga Ministria e Kulturës.Kjo ishte sa fyese dhe po aq revoltuese. Por fyerja ndaj një POETI aq të bukur dhe të papërsëritshëm, e rriti kurbën.gati 10 -ditë pas vdekjes së Poetit. Në datën 28 shkurt 2006,Ministri i Kulturës,për të nderuar këta PERSONALITETE të Letërsisë,kulturës dhe artit,me nismën e tij (dhe është për t'u përshëndetur),organizoi një "koncert-homazh për nder të KODRËS,KODHELIT e KORESHit", Përsëri,Rreshpja u "harrua" si LIPE SHTOGU i Estradës së FIERIT. Dhe a e dini pse u denigrua kaq shëmtuar,POETI FREDERIK RRESHPJA? SE ishte dhe vdiq si opozitar. Tani dhe unë nuk durova më dhe u lëshova me anatema kundër Ministrit jo të Kulturës,por të"çkulturës". SE ministrat e kulturës,të majtë apo të djathtë,kur hipin në karrike,sikur një pjesë të mendjes e humbasin. Njëri e prishi "Lidhjen e Shkrimtarëve" dhe godinën e bëri pronë të MInistrisë së Kuiturës.Jo vetëm kaq,me sa shoh në shënime,sikur vuri dhe një pllakatë si emblemë a obelisk:me demek,këtë e bëra unë. Kështu bëri Sulltan MEHEMTI në Kalanë e Elbasanit që shkroi:-Vura dorën! Ky që e prishi"Lidhjen..." e pagoi me ca"mbërthecka" që ia nxorrën nga hundët,hynerin që bëri. Kur them kështu,ministrja e kulturës(e majtë kjo),sa mori karriken, të parin të"paaftë" që shkurtoi,qe POETI më i bukur që është gjallë,pushoi Xhevahir Spahinë!!! Dhe tani që po shkruaj,jam mirë,se as që e di kush është Ministër Kulture (thonë se si ndërtesë është larg e larg,"mërguar",por le të jetë ku të dojë,notën e ka marrë me ato që na servir Kultura në ekrane:me"Përputhen",me "Big Brader" dhe sa për shkrimtarët e poetët le t'i bien fyellit sipas qejfit. Dhe ja poezia që kam shkruar më 28 shkur 2006/ Demarsh për një homazh apo homazh përgjysëm "Do bëhet një koncert homazh,me nismën e Ministrit të Kuturës,për Ibrahim Kodrën,Vath Koreshin dhe Kelë Kodheli" Nga shtypi Dikush mungon në atë koncert-homazh Si LIPE SHTOGU është lënë pas listës Ndaj protestoj dhe bëj"demarzh" Kjo lloj harrese nuk ka kokrrën e kripës. SE hiqeni sikur ende nuk e kini marrë vesh SE në muajin shkurt, u nda nga jeta FREDERIK RRESHPJA! Mos kujtoni se ka ende syleshë Dhe ,sa për vete, nuk më rri mirë "festja". Si mund të harrohet një LIRIK aq i bukur, QË një pjesë të jetës i prangosur në qeli? Rrëneqthem dhe jam krejt i turbull Si mund të harrohet një POET si ai? Prapavija e kësaj"harrese" është krejt e dukshme SE LIRIKU I BUKUR ishte opozitar!!! Është e dukshme dhe,njëkohësisht,e turpshme Koncerti-homazh i"plagosur" dhe krejt i stonuar. Florida, 28 shkurt 206 Tiranë,27 shkurt 2023

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page