top of page

DELIRI I MADHËSHTISË


Vullnet Mato


Unë me Tomin, ishim profesorë, lidhur herët në shpirtra, si shokë. Sapo ai u ngrit në post superior, më pa si miush, u krekos si maçok.


Kështu një ditë, krejt pa kuptuar, si Tomin me Xherin dielli na gjeti. Ai frynte pendët, duke u shndërruar, herë si pallua, herë si gjel deti.


Lëvdatat e miqve servilë, përqark, e transformuan, në qenie tjetër, sikur i derdhën te damarët në gjak. lëngun magjik, që frynte pendët.


Këshillat e mia, për vetëkorrigjim, Tomi i quante frikësim, prej miushi. Para fuqisë së tij, fryrë me pompim, unë i dukesha atij, Xherri askushi.


Lexova të di, diagnozën e mjekësisë, pse i kish hyrë në qejf, vetja e vet? Thuhej: Simptoma, delir i madhështisë, ndihet, sikur mbi skllevër është mbret.


Sikur ai ishte përcaktuar nga vet zoti, të drejtonte gjithë kombin, etnikisht. Kurse unë i dukesha, një dhaskal koti, destinuar të jem, inferior përjetësisht...


Zbrazte kudo, vetëm fjalë bombastike, rrokje të forta, si krisma shpërthimi, duke përhapur gjithandej, tone frike, nëpër shpirtra, me bindje nënshtrimi.


Dëgjuesit e thjeshtë, heshtin të ndrojtur, të mençurit, mbledhin supet me habi: ç’ishte ky birbo me paraqitje të lojtur, që do si Neroni, të mbetet në histori?...


Sot, kur njerëzimi ka flakur prej kohësh, diktatorët, që ngjiten si gjelat mbi pleh zgjidhet në krye njeriu i fjalës së ngrohtë, kurrsesi, tipi i bastardit, që fillon e leh...


Pres me keqardhje ditën e shpuplimit, kur Tomit t’i bien pendët krejt përtokë. Dhe siç ndodh zakonisht, pas rrënimit, të vijë të më lutet, ta pranoj për shok!...

39 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page