top of page

Dedikim Himares


Pak poezi,

nga Libri poetik i pa botuar: " Dedikim Himares " ASGJE IMJA, FALA GJITHCKA Dikush me tha hapi dy krahet Pushto gjithecka, sa syri mban, Krahet e mia ngjanin te vogla, Nuk ishin per gjera te medha... Dikush me tha, ma fali boten, Do behej krejt e imja pasketaj, Dhe une u ndjeva sundimtare, U be e imja gjithcka, gjithcka… Ku ka si pushteti magjik i syve, Ta thithesh me etje ne cdo detaj, Shtrihet pa fund, Perandoria ime Pushtova tere boten, ne nje cast! Pushtova toke, qiell, det e oqean, Ate madheshti, ne retine e mbaj. U ndjeva sunduese e Gjithesise, Asgje e imja, Perendise ja fal! NE SE NJE HERE Ne se nje here Ju trokita ne dere, Ruaja nje amanet, Thirrja, akoma me flet! Ne se ajo dere, Nuk u hap, asnjehere Ju mbetet me te mjere, Mohuat origjine e gjak. Une flatrat hapur mbaj Me njerezit qe jetova, I ndjej te ngrohte zjarr, E dashuri ju dhurova. Ka njerez rreth nesh Qe mundohen ne jete, Nje luge gjak ta gjejne. Dhe po nuk e paten, Dhe te botes... Te tyre e bejne! Ka te tjere, Qe shiten si te huaj, Bese e fe e kane mohuar, Mbase perberjen e gjakut, Si Juda do e kene ndruar! NDONJEHERE DUHET Ndonjehere moj burbuqe, Me mire te harrosh huqet, Me nenpetale mbeshtjelle Rri ne gjume pa u ndjere. Ne se nxitesh per te cele, Heret, heret ne pranvere, Kur dimri pallton e hedh, Acari lehte te mbeshtjell. Duhet cdo gje menduar, Te tregohemi te duruar, Merrini gjerat pak rehat, Se digjeni si dru e thate. Pre nje here, matu shtate... Matu shtate, pre nje here, Si burbuqja qe nis te celet Sa ndjen, zonjen pranvere… Duhen pak dhe alegorite T'i perdorim ne poetike, Si hedhim ne gjelle krype, Se gjerat po u balancuan, Del poezia e kompletuar! DALLANDYSHES Une i adhuroj dallandyshet Cicerima t' embla leshojne, Nuk i trembin shtegetimet, Ndjekin ritmet e jete sone. Ne dimer bejne fole te reja, Veres te te vjetrat shkojne, Ejani dallandyshe ne ballkon, Cicerimat ndjenja na zgjojne! HYMN MUZGU O njerez te mire, Jetoni ne harmoni, Ne se vjen muzgu, Do ulen perdet gri! VJEN NJE MOMENT Ja si vijne momentet, Copeza kujtimesh larg, Dhimbja behet si ortek Behet poezi, behet varg. Poezia s’ eshte tjeter gje, Nje grumbull me energji, Ajo shperthen me force, Si tek ju, tek une, tek ti. Dikush e kthen ne varg, Dikush e kthen ne gjeme, Dikush shperthen ne vaj, Dikush e ben iso e kenge. Ne kete bote plot halle, Zbrazet si shiu nga rete, Nga poezia buron mall, Ajo i ndjell endrrat vete! Poezia eshte bije e reve Zbraz rrebeshe e stuhi, Here ndjek pas ylberet, Here e vuan shpirti yne! KA KOHE Ka kohe qe s' jane trazuar, Gjurmet ne rrugicen time, Dikur gelonin pa pushuar, Tani kane mbetur jetime... (c) @ ELKO N. Qeparoi

6 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page