top of page

Dashuria nuk humbet


Dashuria nuk humbet

Astrit Lulushi


Në moshën 40-vjeçare, Franz Kafka, i cili nuk u martua kurrë dhe nuk kishte fëmijë, po shëtiste nëpër një park të Berlinit kur takoi një vajzë të re që po qante sepse kishte humbur kukullën e saj të preferuar. Ajo dhe Kafka e kërkuan kukullën pa sukses.

Kafka i tha që ta takonte atje të nesërmen dhe do të vazhonin kërkimet.

Të nesërmen, kur ende nuk e gjetën kukullën, Kafka i dha vajzës një letër "të shkruar" nga kukulla ku thuhej: "Të lutem mos qaj. Unë jam në udhëtim për të parë botën. Do t'i shkruaj aventurat e mia.

Kështu filloi një histori që vazhdoi deri në fund të jetës së Kafkës.

Gjatë takimeve, Kafka lexoi letrat e kukullës të shkruara me kujdes me aventura dhe biseda që vajzës i dukeshin të adhurueshme.

Më në fund, Kafka i solli asaj kukullën (ai bleu një). “Nuk duket aspak si kukulla ime”, tha vajza.

Kafka i dha asaj një letër tjetër në të cilën kukulla shkruante: "Udhëtimet e mia më kanë ndryshuar". vajza e përqafoi kukullën e re dhe gjithë gëzim shkoi në shtëpi.

Një vit më vonë, Kafka vdiq.

Shumë vite më vonë, vajza e rritur gjeti një letër të vogël brenda kukullës. Në letrën e të nënshkruar nga Kafka, thuhej: “Gjithçka që doni me siguri do të humbasë, por në fund dashuria do të kthehet në një formë tjetër”.

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page