top of page

DASHURIA NA GJETI TE DY


Mimoza Eliona Osmani

DASHURIA NA GJETI TE DY


Nga Mimoza Eliona Osmani


Une ketu kam qene, Diku edhe ti Aty, prane meje ishe. Te dy psonisnim ne nje dyqan. Ne nje rruge kalonim Atje, prane nje kishe. Buken e blinim ne te njejten furre, E ndonese shpesh shkembeheshim, Me njeri-tjetrin s'ishim pare kurre. Po pallatet ku banonim? Sa afer I kishim, oh sa afer shume! Vetem nje rrugice e vogel mes tyre, Asnjehere s'e pata kaluar, Sikur te ishte nje lume. Ndodhi nje dite Kalonim prane njeri-tjetrit, Te dy perbri. Befas nje renkim te lehte degjova, Ne nje fjolle te holle zeri. Instiktivisht zgjata doren, Te mos bije ne te u mbajte ti. Si dy rruge autostrade Veshtrimet u kryqezuan. Ne ate kryqezim s'kishte tjeter njeri, Vetem ne te dy. Ti me shikoje mua Dhe une te shikoja ty. Heshtja qendronte midis nesh, Na veshtronte ajo ne te dy. C'pata kaluar deri tani, Te gjitha po me dukeshin te kota, Gjate u ndala ne syte e ty, Kuptova, c'ylbere paska bota! Metamorfozen qe peson nje njeri, Ne c'ast ata sy ma treguan, Zemra tashme trokiste me nje ritem te ri.

Une isha aty, Atje, ku ishe edhe ti, Prane kishte qene dhe dashuria, Ishte ajo qe na gjeti te dy.

K. I.

E diele 20.10.2019


8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page