top of page

Dashuria e Rainit për Flamurin




(Me urimet më të mira Zonjës Vivra

me rastin e ditëlindjes - 08 dhjetor 1944)


Njohja dhe miqësia 60-vjeçare me dy figura shembullore vlonjate - Vilhelme Vranari Haxhiraj dhe Fitim Haxhiraj, njëra artiste e shquar e penës dhe tjetri mjeshtër i artit skenik, më ka lënë mbresa të thella në kujtesën time për formimin e tyre të admirueshëm, si intelektualë të formatit të shkëlqyer nacionalist, të mbrujtur në breza nga pararendësit e tyre me prajardhje fisnike. Pikërisht nga pararendësit e tyre ata kanë trashëguar dashurinë dhe respektin e jashtëzakonshëm për prindërit, për njerëzit e gjakut, për vendlindjen ku janë rritur dhe edukuar, për natyrën tonë të bukur, për mbarë trojet tona etnike, për figurat e shquara, emblema të krenarisë sonë kombëtare.

Filozofi, historiani dhe publicisti anglez, Frencis Bekon (FrancisBacon - 1561-1626), thotë:

Në foto: Lejla Gorishti, Albert Habazaj, Eshref Ymeri, Vilhelme Vrana Haxhiraj, Kadri Tarelli

“Dashuria për atdheun fillon nga familja”.

Të njëjtit këndvështrim i përmbahet edhe shkrimtari, juristi dhe filozofi francez i epokës së iluminizmit, Sharl Monteskie (Charles Montesquieu - 1689-1755), i cili nënvizon:

“Dashuria e prindërve për atdheun shërben si mjeti më i mirë pr edukimin e fëmijëve me një dashuri të tillë”.

Dashurinë ndaj atdheut, lidhjen pas tokës amtare, gjuhës, kulturës dhe traditave më të mira kombëtare, të trashëguara nga prindërit dhe krejt pararendësit e tyre, Vivra dhe Fitimi ua kanë edukuar me një kujdes të jashtëzakonshëm fëmijëve të tyre - Vladimirit dhe Ermelindës, e cila jeton familjarisht në Itali. Po me këtë kujdes të jashtëzakonshëm, Vladimiri dhe bashkëshortja e tij, Rezi, kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për edukimin e djalit të tyre të vetëm, Rainhardit. Por gjurmë ty pashlyeshme në edukimin e Rainhardit kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë Gjyshe Vivra dhe Gjysh Fitimi, të cilët intelektin e lindur të nipit të tyre Rainhard Haxhiraj, e vlerësojnë si një Dhuratë Hyjnore. Që tani, edhe pse nxënës në moshën 10-vjeçare, Rainhardi të befason me interesin e jashtëzakonshëm për dije, me kujtesën fenomenale që e karakterizon, kur përmend harta, shtete, kryeqytete dhe flamuj shtetesh në mbarë botën. Ai është i dhënë shumë pas leximit të veprave artistike dhe historike, si edhe pas matematikës dhe gjuhëve të huaja.


Shkrimtarja Vivra dhe Gjyshi Fite me Rainhardin në rritje e sipër duke i udhēzuar udhët...

Gjatë bisedave telefonike me Vivrën dhe Fitimin, kam pasur shumë dëshirë të bisedoj me Rainhardin, i cili më ka mahnitur me shkathtësinë e tij. Bisedat i kemi zhvilluar edhe në anglisht. Në njërën nga bisedat e fundit, Rainhardi kishte shumë dëshirë të më recitonte poezinë e famshme të të Madhit Fishta, me titull “Hymni i Flamurit Kombëtar“. E recitoi me shumë pasion. U befasova, por edhe u kënaqa tej mase me talentin e tij. E pyeta:

“Kush ta ka nxitur dëshirën për ta mësuar përmendësh këtë poezi të bukur?”

Përgjigjja e tij ishte e menjëhershme:

“Nëna Vivra dhe gjysh Fitja”.

Domosdo. Sepse krijimtaria mjaft e pasur artistike, studimet historike të Nënës Vivra dhe talenti i lindur poetik i Gjyshit Fitja, shërbejnë si një shkollë me mjaft autoritet për nipin e vogël Rainhard.

Rainhard Haxhiraj: 28 Nëntor 2017 në rolin e Ismail Qemalit

Kur më të rriturit e duan me shpirt Atdheun, baltën amtare, si Vivra dhe Fitimi, kur dinë t’u rrëfejnë fëmijëve, nipërve dhe mbesave bukuritë e vendit të vet, kur i njohin me figurat e shquara në shumë fusha të jetës dhe të dijes, ata mund të jenë plotësisht të sigurt se kanë edukuar qytetarë me dinjitet të lartë kombëtar, ndjekës besnik të traditave atdhetare të pararendësve të tyre.

Këtë detyrë të shenjtë, Vivra dhe Fitimi e kanë kryer në mënyrën më shembullore, çka bie në sy më së miri për rrugën që ka nisur dhe po ndjek edhe nipi i tyre mjaft i talentuar Rainhard Haxhiraj. Prandaj Familja Haxhiraj, me fëmijë, nipër dhe mbesa, meriton urimet më të mira dhe më të përzemërta me rastin e Ditëlindjes së Zonjës Vivra, të kësaj ikone të kulturës sonë kombëtare, e cila deri tani u ka lënë brezave në trashëgimi 55 vepra të botuara artistike dhe studimore. Zonjës Vivra i uroj nga zermra gëzuar Ditëlindjen, shëndet dhe suksese në pasurimin e mëtejshëm të fondit të krijimtarisë së saj të pashtershme.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 08 dhjetor 2023

24 views1 comment

1 Kommentar


Urim i bukur dhe mjaft domethënës


Gefällt mir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page