
Vullnet Mato
DASHURI ETERIKE
Është koha, me mundësitë elektronike,
njeriu dashuron edhe largësive eterike;
femrat më të bukura, meshkujt e rallë
që ka rretherrotull planeti ynë i gjallë.
Tani mund të duash një partner tjetër,
pa tradhtuar aspak, kurorën e vjetër.
Ndryshe nga dashuria e gruas me burrin,
mund t’i dashurosh tjetrit vetëm trurin.
Pa berë xheloz, pjesëtarin e kurorës,
sepse e ka në shtrat, kokrrën e mollës,
trupin e dashurisë fizike, të pacenuar,
siç e kishte së pari, kur janë martuar.
Kjo dashuri s’bën dallime në moshë,
je adoleshent, apo je plak thinjosh.
Krijon ndjenjë shumëdimensionale,
me miq dhe mikesha kontinentale;
Nga brigjet pranë, që lag Adriatiku,
deri ku përplas dallgët Atlantiku.
Kjo mënyrë e re e dashurisë eterike,
mund të quhet dhe“Dashuri fisnike”.
Se ka vlagë emocionale, aq të fortë,
sa të lë pa gjumë, për një tjetër botë.
Kur mendjen atij, apo asaj, ke përqafuar,
ngazëllen, sikur gjen thesar të çmuar.
Jo si bukuri e shquar, për dhëndër a nuse,
por, mister, a miss poezia, në konkurse,
që të bën kureshtar, t’i eksplorosh trurin,
ndryshe nga dukuria, se si e ka trupin,
Si shumë të tjerë, më ndodhi dhe mua.
Po kush është ajo, që trurin shumë ia dua?
Gjithë të mençurat ndërkontinentale,
me të cilat kam krijuar familjen e madhe.
Comments