DASHURI DHE HAKMARRJE DIKTATORI


Kritike letrare për romanin “DASHURI DIKTATORI” të shkrimtarit Xhevat MUSTAFA

DASHURI DHE HAKMARRJE DIKTATORI


Nga SHPENDI TOPOLLAJ, shkrimtar, studjues dhe kritik letrar, publiçist...

Xhevat Mustafa bën pjesë tek ajo kategori gazetarësh dhe shkrimtarësh që gjithë talentin e tyre, gjatë këtyre tri dekadave demokraci e vunë me guxim në shërbim të demaskimit të asaj që ndodhi në vendin tonë gjatë gati gjysmë shekulli diktaturë komuniste. Ai vrulli i fillimit për zbulimin dhe evidentimin e krimeve të kryera ndaj popullit tonë nga regjimi gjakatar i Enver Hoxhës me shokë, dhe kryesisht fati tragjik që i ndoqi kundërshtarët politikë, nacionalistët, intelektualët, të kamurit, njerëzit me mendime të lira dhe properëndimore apo edhe ata midis radhëve të vetë drejtuesve partizanë gjatë luftës dhe pas çlirimit, duket se pak nga pak, po fashitet. Po krijohet përshtypja se kanë qenë të mjaftueshme kujtimet e disa të burgosurve dhe të internuarve, pra të atyre që e pësuan më keq, apo e disa veprave mjaft të arrira letrare në gjini të ndryshme, si ato të At Zef Pllumit, Arshi Pipës, Uran Kalakull