top of page

Darka e fundit


Darka e fundit

Astrit Lulushi


“Darka e fundit”, pikturë e Davincit, është shumë misterioze dhe ka disa arsye pse mund të përshkruhet e tillë. Duket se kripa është derdhur drejtpërdrejt para Judës. Kripa dikur ishte jashtëzakonisht e vlefshme dhe derdhja e saj konsiderohej fat i keq.

Jezusi i informon të gjithë në tryezë se një person i pranishëm do ta tradhtonte para mëngjesit. Jezusi është në qendër të vëmendjes.

Pjetri duket se mban të vetmen thikë në tavolinë dhe duket po e mban pas shpine, ndërsa tregon dikë në anën tjetër të tryezës.

James duket se po thotë me duar hapur se është i pafajshëm.

Filipi duket se pyet "a po flet me mua"?

Thomas duket se po kërkon prova. Bartolomeu, James dhe Andrew të gjithë duket se po shohin të njëjtin person që Pjetri po tregon.

Juda duket se i anashkalon akuzat e tjera përveç Simonit, Mateut dhe Tadeus, të cilët me sa duket bëjnë gjeste në drejtimin e tij.

Sipas Kodit Davinci të Dan Brown, kush është ulur drejtpërdrejt pranë Jezusit në qendër të tryezës? Shenja e një Vë-je, e cila konsiderohet femërore formohet midis Jezusit dhe personit që është ulur pranë tij. Libri i Dan Brownit thotë se ky person është Maria Magdalenë, ndërsa shumica thonë se është në të vërtetë John. Fytyra është përfundimisht femërore. Ky person definitivisht nuk dëshiron të ketë të bëjë me asgjë që po ndodh aktualisht në tavolinë dhe shfaqet i trishtuar.

Sugjerimi ështe që Jezusi ishte martuar me Marien dhe se të dy të kishin edhe një vajzë. Kjo bie ndesh me mësimet e krishtera dhe është një insinuatë nxitëse për shumicën. Jezusi duket se po i thotë personit në krahë: “Lëre të shkojë, harroje. Le të hamë këtë vakt”.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page