top of page

Dan bre, pse bre Dan shkove?


Ramadan Musliu dhe Naime Beqiraj

Naime Beqiraj


Bisedën e fundit e bëmë të takoheshim pas dy ditësh në Prishtinë “Redaktimin e librit ta besoj vec ty xha Dane”, unë me humor. “Si gjithnjë. Edhe dy ditë besoj me kalon covid e kolli, e lo fshatin e rithehna në Prishtinë, qoftë edhe për ta pirë nga një kafe”, ai me humor. Miku im, i mirë, më i miri. Poeti fin, kritiku më i mirë letrar që ka pas ky vend, i mbylli sytë përgjithmonë. Njeriu që kurrë sëmundje në trup nuk pat, nuk piu duhan, nuk vuajti. Njeriu që bëri më shumë për të tjerët se sa për vete. Autori i disa librave me poezi, kritikë, studime, publicistikë. Më i dituri ndër ne. Zemra më dhemb për ty Dan i dashur, për Misreten, për Syhanen, Mendimin, Ardianën e Lirën, për mbesat që ta ringjallën shpirtin – familje e rrallë ku flitej për artin e dashamirësinë, aty ku me dekada hëngra bukë e mora aq shumë dashuri. Prisnim e luteshim që ditët e fundit me covid të tejkaloheshin e ti përsëri të më qerasje me kafe në Elida. Tash ke shkuar të prindët, të Ibrahim Rugova që e pate mik dhe e deshte shumë Kemi me të kujtu gjatë Dan Harresa nuk takohet kurrë me veprën tënde

34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page