top of page

Carla BRUNI NË BUTRINT


3 vjet perpara, më 21 Qershor…

Këngëtarja e famshme në bregdetin shqiptar


- Me zërin sensual e fjalët poetike,Carla Bruni (gruaja e sh-Presidentit francez Sarkozi) me 21Qershor 2019, një ditë simbolike e “Festës së Muzikës”, dha ne Butrint koncertin e saj te pare në Shqipëri me albumin më të ri “Prekje franceze”.Është shpirti i një gruaje që përcjell paqe e dashuri !...

……......................…….Nga SPASSE THANASI

Ishte një prezantim dinjitoz i këngëtares së famshme me 11 këngë nga albumi i saj prestigjoz dhe i dha gjallëri atmosferës turistike në Jug të Shqipërisë, në “Kryeqytetin e Turizmit” sic është Saranda me muzgjet e kaltërta dhe Butrinti i lashtë me Teatrin e vjetër, një nga objektet arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore e asaj botërore.

Atmosfera në Parkun kombëtar të Butrintit shkëlqeu nga imazhi i ndritshëm i buzëqeshjes së këngëtares Carla Bruni në “Festën e Muzikës” që i dha publikut shqiptar një mesazh paqeje e gëzimi, një qasje tjetër njerëzore ndaj punës, jetës dhe bukurisë së natyrës që ka Shqipëria jonë e bukur.

Nuk është koha, nuk është momenti që politika të përcaj ndjenjat e popullit, të sillet “e fortë” kur aspirata e madhe e kohës shqiptare është integrimi evropian, liria dhe demokracia solide e ndërgjegjësimit politik, ekonomik e shoqeror të të gjithë vendit, në “unitet kombëtar” për të ardhmen e brezave.


Këngëtarja Carla Bruni duke mbledhur përball saj, me zërin e këngës e të shpirtit poetik, të gjithë njerëzit e krahinës së Jugut shqiptar nga Vlora në Konispol, të gjithë politikanët e rangut të lartë qeveritar e vendor, të gjithë artistët shqiptarë dhe dashamirësit e artit, gjithë rininë e bukur shqiptare të arsimuar e punëdashëse , përcolli në Shqipëri ditët e bukura të festës e të gëzimit, të vllazërimit e të punës, të dinjitetit e të respektit ndaj njeri-tjetrit në punë dhe në jetë. Me zërin e saj ajo inspiroi dëshirën e madhe që Shqipëria e vogël të bëhet simbol i demokracisë së përparuar dhe i kulturës së admiruar. Një shtet, një komb përparon me vitalitetin e madh të kulturës, demokracisë dhe lirisë, pasuri këto të cmuara për cdo popull e vend përparimtar. Është koha që tani Shqipëria jonë e dashur të thotë fjalën e saj në botën e madhe demokratike, ku bënë pjesë edhe Franca e Carla Brunit, një nga gratë më të rëndësishme në botë, të vlerësuar kështu nga revista “Forbes” në vitin 2010.

Oshëtima e fjalës dhe zërit të Carla Brunit në Butrintin shqiptar, përshkoi male e fusha, qytete e krahina të tëra, mikloi ndjeshëm shpirtin dhe zemrën e rinisë shqiptare në gjelbërimin antik e mjedisin turistik. Në nimfën e qytetërimeve të vjetra në Butrint ajo ngriti peshë zemrën e publikut për të parë jetën dhe shijuar dashurinë me të gjitha vlerat që na ka falur natyra, koha dhe qytetërimi i hershëm shqiptar i Ilirisë. Gazetari Blendi Fevziu në intervistën e tij me këngëtaren, prezantoi famën brilante të Carla Brunit si misionare e kulturës dhe patriotizmit në mbarë botën e qytetëruar e demokratike.


Akomodimi i këngëtares Carla Bruni në Gjirin e Bukenvilleve, në shijen e detit të kaltër dhe lules se ndezur të Sarandës, është një “cast” magjik që tregon vlerat e larta turistike që përcjell Shqipëria për turistët e huaj nga të gjitha vendet. Ajo pëlqeu mjedisin e Bukenvilleve dhe shpërtheu në hare nga ngjyrat e këtij peizazhi turistik mjaftë komod e mbresëlënës në Sarandë. Mikëpritjes shqiptare ajo i dha mirënjohjen e thjeshtë njerëzore dhe bukurinë e këngës së shpirtit.

BUTRINTI mban “kurorën” e turizmit shqiptar. Është shpallur qytet – muze në vitin 1961. Ky destinacion turistik është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.

Parku kombëtar arkeologjik i Butrintit ka një siperfaqe prej 15 Ha dhe ngrihet në këndin jug-lindor te gadishullit te Ksamilit…

Gjiri i Bukenvilleve në Sarandë është destinacioni më i freskët turistik, vendi më ideal i paqes në shpirtë dhe i këngës së detit në zemër !...Cdo këngëtar sjell këtu fjalë udhe dhe merr mirësi në shpirtë nga syri i katër i detit, si një oaz ku yjet treten ne Jon…Edhe Carla Bruni e ndjeu bukur këtë “prekje shqiptare” në shpirtë nga “oazi” i kaltër me këngë pambarim…

15 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page