top of page

BUZËQESHJA E STUDENTIT



Portrete të shkëlqyera të Atjonit na ka dhënë Maestro Gjergj Kola, që janë ekspozuar dhe pranë Luvrit në Paris, ka kompozuar me plot lirizëm tablo me personazh atë, që janë bërë dhe kopertina librash, deri dhe afreske mureve, në qytetin e bukur turistik, ku piktori jeton në Itali. Ai ka arritur të japë nga karakteri i studentit, hovin dhe kërshërinë e tij, dritën e dashurisë dhe atë fillim magjepsës të buzëqeshjes. - Ne do ta ndryshojmē botën me buzëqeshje, - thoshte Atjoni. Na e tregon një shok i tij nga Prishtina, Ylli. Ishin bashkë anëtarë të Parlamentit Rinor Europian. Atjoni e donte thënien e famshme të Dostojevskit që e bukura do ta shpëtojë botën dhe një studente në Angli, mikja e tij, Livia, shkruan se Atjoni i shkruante që e bukur nuk është vetëm ajo që e shohim, por ajo që duam bukur, pasioni ynë. Atjoni po punonte për një konferencë të Parlamentit Rinor Europian në Korçë, ta udhëhiqte me sloganin e tij: Europa të shohë Europë tek ne. Dhe ashtu u bë… Shoqja tjetër e Atjonit, Franka e mirë, kujton plot ngjarje me dashuri pa mbarim… Pikërisht atë freski mendimi, atë pasion dhe bukuri të studentit Atjon na duket se e gjejmë në albumin e madh të punëve të piktorit Gjergj Kola, atë fillim buzëqeshje e dritë sysh të Atjonit… Dhe ata, Piktori dhe Studenti, pra Gjergji me Atjonin, nuk janë takuar kurrë, por një ndërhyrje hyjnore, siç duket i bën bashkë artin dhe buzëqeshjen…



14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page