top of page

Bulldozheri i Asociacionit


XHEBRAIL ESCOBARI

(ose: bulldozheri i Asociacionit) (ose: mos e kundërshto - atë që duhesh lutur-mos e hidhëro)

Nga banalisti: Sadullah ZEQIRI

Banalizën e sotme po e nisi me një enigmë matematikore, përshtatur tekstit, të mbajtur mend që nga fëmijëria, e cila fillon me pyetjen:

Kah po flut’roni o njëqind pëllumba…?

Andej Urës, n’Mitrovicë, me formu një Zajednicë…!

Por, nuk jemi njëqind, nëse n’fluturim e sipër nuk i marrim edhe kaq sa jemi…edhe gjysmën e kaqit…edhe çerekun e gjysmës së kaqit… edhe gjysmën e çerekut të çerekut të kaqit… edhe ti me ardhë me ne, pale me u ba njëqind…!!!

Jam Xhebraili, i dërguari special i SHEFIT të BOTЁS, në mision për t’ia marrë shpirtin kësaj qeverie që nuk po e formon Asociacionin e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit…të Vuçiqit…me të cilin jeni pajtuar, e keni nënshkruar dhe në kuvend ratifikuar…pa iu detyruar…madje me te e me Daçiqin në Veri, deri dje, keni kumbaruar, me ne pa u këshilluar…!

Po, more, zotni Xhebrail, po kjo qeveri është e popullit, e ka zgjedhur populli, është zëri i popullit…”vox populli, vox dei”, apo jo…?!

Po çfarë populli, çfarë zëri i popullit, çfarë vox populli…unë jam “Voice of America…”ta ndërroj edhe popullin…kur s’më dëgjon e më hidhëron…a po kupton?

Por, more zotëri Xhebrail, na nuk po mund të formojmë asociacionin si autonomi politike e territoriale dhe vetëm për serbë, me kompetenca qeverie, më të mëdha se një OJQ, më shumë se që kemi edhe vetë, sepse edhe neve po na trajtoni si një OJQ…pastaj, edhe kushtetuta e ka kontestuar njëzet e tri herë…

Do ta ndërrojmë edhe kushtetutën, s’ka se ç’iu duhet, sepse, edhe ashtu, edhe vetë e shkelni orë e çast, sa herë po iu çohet…lemza politike…!

Nëse nuk doni që ta formoni asociacionin si qeveri, atëherë e formoj unë atë me shoqëri alternative: civile, me shoqëri (k)analistash, me portale mediale, biznismenë… dhe me plot të tjerë që i fusin nënkëmbëza qeverisë…me LGBTQI… me sindikatën…me shoqatën e pëllummbaxhinjëve …me shoqatën e pensionistave, me rini, me shoqatën e pionierëve… edhe me opozitën e me listën serbe,pra…!

Do ta formoni, se jo veç: edhe zajednicen, edhe asociacionin, edhe bashkësinë e komunave me shumicë serbe…të gjitha…se nëse iu formoj unë ka me iu...dhembja do ju çajë asht e rrashtë, deri n’palcë, e keni me kukatë, e kukama me iu mbërri deri në kupë të qiellit…e tejendanë diellit…ore minjë të mullirit…!

Po, more zotëri Xhebrail, me të gjithë këta bashkë, prapë nuk bëhëni njëqind, prapë jeni pakicë që të formoni zajednicë, vetëm nëse doni që këtë nyje të Gordit - n’Mitrovicë- me pre me sakicë…?!

Sikur paraardhësi ynë, Grande Aleksandre i Maqedonisë që “Nyjën e Gordit” e preu me një shpatë të gjatë…!!!

E, ju, jeni demokratë…e, vetëm dhunës i rrini mbi kokë me shpatë që të mos lëshojë shtat…!

Dhe… e para dhe e fundit e punës, ne kurrë s’ishim të dhunës…ne ishim viktimë…pa ju jemi jetimë…dhuna dhe lufta banojnë në Serbi, kurse te ne - paqja me demokraci…!

Na shihni pakëz me një këtë sy…!

Për ju që mbetet në fillim të leximit të kësaj banalize dhe u ngatërrruat, duke provuar që të zgjidhni enigmën, ja, në fund, edhe zgjidhja e saj pa mund: 36 + 36 + 18 + 6 + 3 + 1 = 100.

Tani,nëse keni rrymë, kapeni spinën e llambadarit e futeni në prizë, e nën dritën e tij, fund e krye – lexojeni këtë banalizë!!!

Nëse jeni pa krizë – nervash…?!

Lexim pa detyrim!

(s.z.)

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page