BUKUROSHJA E DROBONIKUT
- Mar 7, 2022
- 1 min read

DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
BUKUROSHJA E DROBONIKUT
Bukuroshe e Drobonikut,
Kur zbret tatëpjetë
Dridhet Mali i Roshnikut,
Flakë ndizen retë.
Unë e di ç’do thoshte Osumi,
Ç’do thoshte kalaja:
“Çupëz, moj, m’i çmende çunat,
Bukurihataja…”
BUKUROSHJA E KOLONAQIT*
Bukuroshja e Kolonaqit,
Kur më zbret nga shkallët,
Nëpër palat e fustanit
Egjeu shkumon dallgët.
Eh, te kridhesha mes tyre
Sa te shuaja dertin.
Jo më kot shemben yjet
Dallgëve të detit…
*Kolonaqi është lagje në qendër të Athinës.








Comments