
Bukuri magjike e Betes
Atëherë, kur ishin zhbër kufinjtë
Atëherë, kur ishte burgosë djalli i egoizmit
Atëherë, kur pije birro gjermani në hare Skadarlije
Atëherë, kur Gutiçka në ,,Metohi” këndonte
,,ti që m’je si molla n’rem”
Atëherë, kur prof. Barkanjozi flitte kapitalizmin gllabërues
Atëherë, kur në Shqipëri në çdo fushë jete tejkalohej plani
E Shoku Enver nga foltorja përshëndettë me grusht
Kisha dhe unë hirin e sevdasë rinore
,,Do vë për kërshëndella tek Vincebaçi Hung. me shokun
Dhe, bashkë më Mariken e Magden do këndojmë
Arie ,,Vejushe të gëzuar” të Emerik Kallman.
Dhe vajta me Eskpresin për Bgd e më pas
Në të sjellshmin midis të perandorisë Austrohungare.
Dhe në Paliç, n’at kallabollek krishterësh
Ia dhash ,,Une ty të kam...” në shqipen, e tjera
këngë shkodrane me tenorin tim
e të Bikut, e të Files e të Nailes
Në midisin hunarez e serb e zotërim tonin, shqiptarë
Dhe, aplauze, dhe fishkullima, dhe qorrasje, dhe përshëndetje.
Më pas, ,,Vejusha e gëzuar” më pas ,,Oj Mari”
Dhe në fund ,, Una furtiva...” të operes
Pastaj gjum pianikësh e kërhatje frikësuese...
E në brëmje, unë, trimi nga Prishtina, i veshur evropçe
Në sheshin magjik të qytetit, me poça të bukura verbëruese
Nëpër pisha fabrike të blerta mbuluar me toptha
Ecën korzos në disponime, më shokët
Kur, ja, bukuroshja hungareze, e vocrra,
Flokëlidhura bukur në bisht paskoke
Më e ëmb’la, më e buta më e buzëqeshura
Më shikon e më qeshë, e më josh.
I afrohem dhe me një serbishte t’kulluar njohtoj emërin.
Ajo, përherë duke qeshë, ma thot të vetin
,,Unë...Erzhebet....Hungareze” dhe qeshë e qeshë.
Lëm takimin për nesre brëmje. Dhe, dal e pres e pres.
Erzhebet nuk duket. Nuk duket. Dhe romanca mbeti veç ngjizje.
E në brëmje, me shokët, mysafir hungarezësh këndojmë
Ariet e ,,Vejushes së gëzuar”
E në mendje veç Erzhebet magjike.
m.m.h.

E fjala o shoku
Shoku me kujtesë të ndrydhur
Të kujtohet kur zëultë ndërtonim ardhmërinë
E di, në ato vitet e ëndërralave të fitores
Ne: unë, Ti, Lili e Luli a ndonjë parashut
Ti tek kishe shkuar tek e treta e porositte të katërten
Dhe tek shpiegoje frymen e ligjit pa prapashtesa fjale
E shkoje tek Contract Social të Rusosë
Dhe nisje nga i vocrri për të mbërrijtur tek mbreti
E më pas e parakushtoje me pavarësi shteti
Me stemen, me kufinjtë me pushtetin e vetë
Me zërin buçites në foltore kombësh të barabarta
E kur entusiasmi ngrite koken n’hava
Ia jipshe ti e në fill pas teje ate këngen në korr
,,Për Memëdhenë vraponi burra,
Të vdesim sot me besa bes'n. ”
E në vete bënim betimin për rënie në fushëbetejë
Me pushken mbushur fishek e rrethoren në bel
Të kujtohet, të kujtohet! Ama, s’ma thuash jo!
Nuk ndodhi kjo në kohë faraonash
Dhe shoku, koha nga të vetat teke, iku
Sot, këtu, në hedhurishte pensionishtesh
Sekush me një sy, sekush me krutë a atrofi truri
Shohim harten gjeografike, shohim flamurin mavi me yje
Dhe tek kemi mëmëdhenë, nuk dëgjojmë më këngen për te
Shohim fëmijët tonë tek ëndërrojnë Mbretërinë e Bashkuar
Demokracinë amerikane e begatinë përendimore
Dhe tek hikin me letra a pa letra, bëjnë plane këthimi
Në të 70-tat, me xhep plotë para, dytre vite para vdekjes.
Dhe unë e ti shoku, me zemren plotë vajë për Atdheun e ,,Mëmëdheut”
Ua themi me timber ngashrues e përlutes
,, O të rinjë, o shpirti Atdheut, ikja juaj po vdes vendin tonë!”
E ata ,,xhaxhi! S’kupton kohen! Token s’na e merr sekush!
Dhe ti e unë shoku, tek pijmë nga një të vocerr birro
Këqyrim tek ikin ata
e ata pa sekelldisje na shohin tek mbesim në Atdhe shkretë
Lënë token e ne në frymëmarrje të fundit jete.
E këng korri ,,Për Mëmëdhenë. Të vdesim sot besa bes’n”
Sistemohet përjetëshëm në fonotekë shqiptare.
m.m.h.31.12.23
Comments