top of page

BUKA E BABAIT PA PUNË


Vullnet Mato

Vullnet Mato

BUKA E BABAIT PA PUNË

Kur babai ka mbetur pa punë,

dhe nëna ka të pestin në bark,

fëmijët nga e hëna, të shtunë,

s’kanë bukë nga mëngjes në darkë.

Në një shtet si yni, kush mendon,

çfarë do hanë fëmijët vocërrukë,

kur askush nuk i ndihmon,

apo duart e babit do bëhen bukë?... 

Bota nuk i lë njerëzit të vdesin

Për kotheren e shpirtit,

gjen zgjidhje të mos mbesin,

pa ushqim e të dalin të lypin.

Shteti që nuk hap vende për punë,

dhe ka rrugëve lypsarë,

duhet të ulë rrogat në minimum

dhe numrin e karrigeve për zyrtarë.  

Ç’janë ato dreka e darka qejfi,

kostume për burra, bizhuteri për gra,

vetura luksi dhe vila buzë deti,

me një popull si yni, kaq fukara?

Këtu populli i futet detit me këmbë

arratiset, si nga murtaja e kolera

të kërkojë kotheren e punës së rëndë,

ose lëmoshat e shteteve të tjera.

Ç’anë gjithato shëtitje e bileta avioni,

gjumë sheikësh në hotele të shtrenjta?

O qeveritarë të shurdhër, dëgjoni,

baballarët, terrorizojnë duart e veta!...

Çfarë prisni, që nuk frenoni babëzinë,

të shpëtojë popullin që vuan shumë,

apo doni në këmbë gjithë Shqipërinë,

t’u shporri, duke u vënë drunë?...


18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page