(tregim) Nga Përparim Hysi Leon Trifoni qe duke pirë kafe tek Rruga" Myslym Shyri" dhe nga brenda xhamave pa që kaloi një njeri,tepër i gjatë dhe po aq i trashë. E ndoqi me sy nga brenda dhe vuri re që hyri në një rrugicë. Leon Trifoni filloi të hamendësonte: ku e kish parë dhe a ishte e mundur që të ishte ai? I gjatë sa një lis dhe i trashë,po ashtu, sa,po ta çaje dërrasa (sa qejf kish që ta çante këtë lloj lisi?),pa merak e shtroje një konak e ca. Qeshi me hamendësinë e tij dhe,mandej,zuri të kthjellej për të qartësuar më mirë atë që ndoqi me sy. Eureka,-bërtiti si me vete dhe pasi gjerbi kafenë mbi filxhan,tha:- Ai është dhe nuk e luan topi. Hyri në një rrugicë...,po shkoj dhe unë tek ajo rrugicë,se,në fund të fundit,diku të çon ajo . Nëse nuk të çon kund,kthej prapa dhe"theftë qafën" ai që ndoqa me sy. Kur hyri tek rrugica,si bëri aty nja 50-çapa,pa një bujtinë përdhese,sipër së cilës vareshin,këtej nga ana ballore,degë dafinash të dëndura,sa mezi shquhej dera. -Të jetë këtu?-pyeti Leoni dhe po vet tha:-Edhe në është,ç'të hyn ty në punë dhe përse gjithë ky densitet kërshërie? Leoni po matej të kthehej majtas,ku qe e lirë një rrugicë"dhije"pranë një muri me blloka dhe,papritur, nga bujtina u rrëfye ai"lisi i gjatë dhe i trashë". Leoni bëri sikur vazhdoi rrugicës,por me bisht të syrit ndoqi atë që doli nga bujtina. Ky,tjetri,mori një palë shkallë dhe u ngjit në tarracën e bujtinës. E paska të tijën,- tha Leoni. Paska ndërruar "zanat" dhe duket po del me fitim. * * * Tani Leoni nuk kish fare dyshim. E kish gjetur kush qe dhe,aty për aty, përafroi atë ç'i kish ndodhur me këtë që sot është bërë pronar i kësaj bujtine. "Pronari" i bujtinës,në kohën e diktaturës,ishte një nga ata që,me të drejtë ASTURIAS në librin "PAPA JESHIL" i quan"gorilla". Ka gorilla e gorilla,por ky (Leoni e ka provuar) gorilla që vepronte në qytetin e tij,diku në zonën e Jugut,mend bënte orgazëm,kur ushtronte terror ndaj ndonjë viktime të pafajshme. Leoni qe kryetar i frontit të lagjes dhe i kujtohet mirë se si ky"gorilla",kish arrestuar ÇEMEN,një elektricist të lagjes,vetëm pse kish ikur nga zbori dhe po shikonte ndeshjen e futbollit.Sado që LEONI ia bëri karakteristikën fatkeqit të mirë,"gorilla" turfulloi:- Ka lënë pozicionin bosh,për sportin. Kryetar,- hingëllinti si një kalë ngacmuar nga tagjia, - nuk duam karakteristikë për ta pranuar në parti, po për ta dënuar si "rrugaç" që pë qejf,ikën nga zbori. Çemen e shkretë e nxorën në gjyq dhe gjykata mbajti anën e akuzës që ngriti "goriila".E dënuan me 6 muaj privim lirie. Por jo vetëm kaq. Një ditë LEONIT i erdhi operativi i zonës dhe i dha një adresë. Do shkosh nesër dhe do kërkosh sh,X... Kur shkoi të nesërmen,LEONI njohu këtë,"gorillën". Ky e priti në këmbë dhe i tha:- Aty,në lagjen tënde, jeton një kosovar:Haki RIZAI! Po,-tha LEONI,- është nga ata kosovarët që kanë ardhur në SHQIPËRI që në kohën e mbretërisë. Tjetri që ish mësuar që t'i shihte njerëzit nga lart,poshtë,tha tërë mllef:- Këto gjëra i dimë më mirë nga ty,atje në lagje, ndaj jemi në këto pozicione na,tha, por ti kryetar,urtë e butë e plot tiganin, do futesh në shtëpinë e tij; të krijosh mardhënie konfidenciale me të se,për na që merremi me këto punëra, HAKI RIZAI është blerë nga UDB-ja. Kish gati 40-vjet pa u lidhur me të afërmit e tij në KOSOVË dhe,ndërsa partia bëri lëshime dhe i dha vizë për të vizituar të afërmit e tij,po,kur u kthye,ti e di më mirë se sa unë: nuk solli një"kaposh" me plaçka,por një makinë,ku veç plaçkave me vlerë,sa furnizohet një dyqan yni,por solli:televizor,frigorifer,sobë elektrike dhe lavatriçe. Pyetja është fare e thjeshtë:HAki RIZAI nga fukara,befas u bë i pari i lagjes dhe është e qartë: është rekrutuar nga UDB-ja. Ti do hetosh dhe do na sjellësh informacion të hollësishëm. Na mjafton,p.sh.kush po ble plaçka dhe sende të çmueshme atje.Dhe ç'thotë ai për andej? Unë,- u mbrojt LEONI,- kurrë nuk kam qenë në shtëpinë e HAKI RIZAIT! Nuk ke qenë,-përsëriti tërë mllef "goriila",- por do shkosh tani,se e kërkon partia,se ti je kryetar i FRontit dhe nuk je"Lolo".
Leon Trifoni e ndjeu veten sikur gjemba po ia shponin trupin. Tek e shihte këtë pis që urdhëronte më tepër se jepte udhëzime, u mbush me aq urrjejtje,sa qe gati të bërtiste:-HAKI RIZANË ka vjete që e njoh dhe as më shkon ndërmend që t'i bëj keq. Qe gati të bërtiste,po kur ka nddhur kështu,djali i vetëm i LEONIT ishte në maturë dhe priste të vazhdonte arsimin e lartë. Me mësime qe shumë mirë,por kriteri i parë qe qendrimi politik i familjes. Një kundërshtim ndaj këtij"gorillës" dhe të drejtës së studimit i vihet kryq. Kur bëhesh me fëmijë,- tha LEONI,- humbet dhe guximi,por dhe burrëria. Qeshë gati ta mbështyja mu në fytyrën e qelbur atë"gorillë"shpirtkazëm,por pasojat. * * * Leon Trifoni,kur u nda me"gorillën", dukej sikur kish dalë nga një dush me ujë të ftohtë dhe kish një rebelim të mbrendshëm . Tek çapitej për në shtëpi,i dukej sikur dikush i fanepsej nga prapa dhe e shënonte me gisht! Po unë kurrë,kurrë,- tha me vete,- nuk do t'i bëj keq jo HAKI RIZAIT jo që jo,por askurkujt mbi tokë. KY,surratkuqi, që bën orgazëm kur flet dhe kur sajon armiq imagjinarë,se si më duket me atë gestapistin "HAKE" tek "HARKU i TRIUMFIT" të REMARKUT. Sa tha kështu,zuri dhe përfytyronte pafajësinë e ÇEMES,të HAKI RIZAIT,por dhe për veten e tij që,ndonëse pa faj,po përfshihej në ingranazhit e makinerisë shtypëse siç qe ato kohë:Dega e mbrendshme dhe gjithë ata me"kostumegri" që demonstronin forcë në qytet e rrethinat e tij. DHe mbi të gjithë,atje në qytetin etij:GORILLA HAKE! Duhej një RAVIK që t'ia kthente potinat nga dielli,këtij,HAKES. LEON TRIFONI shkoi në shtëpinë e HAKI RIZAIT dhe ky jo vetëm e priti si mik,por deshi t'i dhuronte diçka nga ato"plaçkat e UDB-së". LEON TRIFONI nuk duroi më. - Dëgjo,HAKI,- i tha,- ne njihemi prej kohësh dhe,ngaqë e di se sa i ndershëm je, po të jap një porosi:-Ruhu,se plaçkat që ke sjellë,ua kanë plasur sytë lakmimtarëve. Kanë për të marrë më qafë. Haki RIZAI brofi në këmbë dhe e përqafi. U ndanë si dy miq të mirë.LEON TRIFONI pas dy ditësh,në mbrëmje,u rrëfye tek "HAKE" (tani po e heq ndajshtimin "gorilla).Ky,HAKE,sa hapi derën,i tha:- Asgjë nuk na informove saktë.Mbrëmë,në emër të popullit,arrestuam"udbashin" HAKI RIZAI. Vetëm në lagjen tuaj,mu nën hundën tuaj,kish shitur tri orë"Darvil" dhe mirë që nuk kishe futur hundën dhe ti,se pasojat do të ishin të rënda. Tani ik se ka të tjerë që e mbajnë këtë parti në këmbë. Kjo ndarje për LEON TRIFONIN qe si një shpatë që iu ngul,befasisht. HAKINË e kanë arrestuar dhe e freskët është biseda ime me të. Dhe çdo ditë për LEON TRIFONIN u kthye në një agoni. Iu pre oreksi.Preu daljet në klub dhe,sa kthehej nga puna,mbyllej në dhomë dhe dhoma u kthye në"foledhelpre":mal me cigare të tymosur.Më së fundi,HAKI RIZAI,u gjykua si"Udbash",por si një kosovar i vërtetë as e kish lakuar emrin e LEONIT. Sa burrë fisnik!-tha LEONI. * * * Të gjitha këto i kujtoheshin dhe nuk kishte se si mos i fanepsej HAKI RIZAI që,pasi bëri burg nga ky;"HAKEJA" që tani ka një klub të vetin,ishte thinjur dhe zbardhur si dele.Qe përmbysur diktatura dhe LEON TRIFONI e përqafi sikur ta kish baban e vet dhe,tek pinin kafenë, ia kujtoj atë"bisedën e freskët". HAKI RIZAI i tha:- Robi,sa është gjallë,e ka në dorë veten: o të turpërohet,o të vdes me nder! Qe i vetmi që më fole hapur,por mua ma kishin marrë"masën e kostumit",por askënd nuk hëngra në besë. Pak nga pak,LEON TRIFONIN,këmbët e çuan para BANKËS KOMBËTARE. Aty bëhet pazari i "këmbimit të parave". Aty takoi dhe ÇEME ELEKTRICISTIN që dhe ai kish ndërruar zanat: këmbente para dhe qe punë me leverdi. U takuan, u përqafuan dhe u futën në klub të pinin ndonjë kafe. -Ç'ne,kafe,-tha ÇEMJA! Do marrim ndonjë birrë dhe nga një meze,se sot më ka dalë"asua". Tek përplasën gotat,LEONI tha: -ÇEME,ti vërtet elekticist je,por ke qenë mik i librit! -E vërtetë është,por kishim mësues të mirë dhe na rrënjosnin dashuri për librin. - A e mban mend "HARKUN e TRIUMFIT" të REMARKUT? -Jo vetëm e mbaj mend,por më ngjante vetja si RAVIKU,kur më futën në burg.Dhe atë që më arrestoi,fillova ta quaja"HAKE". Kisha të njëjtën urrejtje si të RAVIKUT se,edhe sot,po t'ia gjej gjurmët,për të vrarë nuk e vras,por atë surratin si"patëlxhane" dua t'Ia damkos! -Atëherë,meritoj dhe një birrë e meze. Mbaruam gostinë dhe LEONI i priu rrugën për tek bujtina.Kjo,- i tha,- është bujtina "HAKE"! Pas një jave,në kronikat e shtypit,shkruhej se qe"sulmuar me mjete të ftohta" një bujtinë në afërsi të Rrugës"MYSLYM SHYRI".Pronari është në kujdesin e mjekëve... Raviku e kish bërë për spital HAKEN. Bujtina qe mbyllur. Fill pas këtij lajmi,LEON TRIFONI u nis për tek ÇEMJA. Do pimë nga dy dopio,- i tha. Jo veç për ty,por dhe për fisnikun HAKI RIZAI! Dhe i tregoi ç'i kish ndodhur me HAKI RIZANË,kurse ai se ç'i bëri HAKES që bënte orgazëm duke"fabrikuar armiq". Kështu duhet bërë këtyre,-tha ÇEMJA,se,sado kanë ndërruar lëkurë, kanë pushtet ekonomik dhe askujt prej tyre nuk u hyri një gjemb në këmbë. Ka që janë ndëshkuar,-ndërhyri LEONI. Shiko LEON,se të kam mik,por asnjë hetues nuk u dënua.KRYEHETUESI është kthyer në"NËNËTEREZA" që ka bërë veç të mira.Mjeku personal i ENVERIT shkruan"receta mirësjellje" se paska punuar nga e"keqja" atje,e tërrti-mërti! Kësaj,andej nga MYZEQEJA, e di se si i thonë? -Anis të qajnë qetë,qan qerrja! Kështu,or mik,duhen zbritur nga qerrja "HAKET",LEON?!!!
Tiranë, 13 shtator 2021
Kommentarer