top of page

BUJKU DHE BEU


SAZAN GOLIKU

BUJKU DHE BEU


(arkaike)

I tha beu me qesendi:

“Unë jam diell, hënë je ti.

Po të preva babanecen*,

të nxij barkun edhe faqen.


Zoti ty të ka bekuar

të bësh jetë të mjeruar.”

Ia ktheu bujku kryengritur:

“Gjithë sa thua i kam ditur.


Unë derdh djersë me bel e shat

nga mëngjesi der në darkë.


Djersa ime të mban gjallë,

ti mbi kalë na vjen vërdallë.

Mos harro, në atë jetë

lakuriq do shkojmë vetë.


Barabar atje do jemi,

kockat bashkë do t’i kemi.”

Vdekjen beu kur kujtoi

rrahu kalin edhe shkoi...

________________

*Bukë misri

46 views1 comment

1 Comment


Vedat Shehu
Vedat Shehu
Jun 06, 2022

Bej ish dhe Gjergj Kastrioti, sl Kont, Dukë dhe Lord Perëndimor; apo Vëllezërit Frashëri, Ismail Qemali me të parë të tjerë.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page