top of page

BUJAR QESJA: Të katër si asnjëherë më parë

ree

- Kujtim shokësh të vjetër

BUJAR QESJA

Shkak u bë ekspozita mbi bazën e fotove të ruajtura me kujdes nga Flamur Jakupit, mbi veprimtaritë 20-të vjeçare (1970-1990) të pallatit të famshëm "Rinia" të Durrësit.

Meritë të veçantë në prezantimin e kësaj historie të paharruar dhe shumë të përmallshme, ka dhe Botimet Jozef të intelektualit të njohur Aurel Kaçulini.

Tre drejtuesit kryesorë të këtij pallati kanë qenë: Dashamir Gjati, Naim Nova dhe Bujar Qesja. Pallati "Rinia" mbeti tempulli ku mbështetej fuqishëm lëvizja

artistike amatore e klasës punëtore të Durrësit.

Në këtë institucion fort të dashur për durrsakët janë fiksuar emra të tillë si Gjergj Vlashi, Haxhi Rama, Fadil Hasa, Hajg Zaharjan, Ylli Ramzoti, Bardhyl Agasi, Maksim Shehu, Zija Saraçi, Namik Sadiku, Muharrem Hoxha, Flamur Jakupi, Panajot Kola, Miga Hysi, Dhimitër Stefa, Rajmonda Kamberi, Miltiadh Driza, Milto Profi, Dashamir Sinani, Gani Kalaja, Vera Xhemali, Adem Gjepali etj.

ree

Pallati "Rinia" ishte qendra më e fuqishme kulturore edhe në shkallë kombëtare. Rinia durrsake duhet ta dijë këtë fakt, për të qenë krenar për paraardhësit e tyre.

U takuam me shumë miq dhe shokë si Igli Goga, Javer Beqiraj, Fatmir Minguli, Koçi Risilia, Enver Plaku, Haxhi Rama, Bashkim Hoxha, Idriz Balani, Ermir Dizdari, Besim Shahini, Ylli Çifti, Shpend Topollaj, Vladimir Muça, Daut Hoxha, Tanja Kosti, Niko Lito, Xhani Myshketa, Tim Doko, Pol Milo etj. të cilët ishin të interesuar për të ndjekur ekspozitën.

I lumtë organizatorëve, veçanërisht Qendrës Kulturore Durrës, Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe artistëve të qytetit, Botimeve Jozef dhe Flamur Jakupit që përmbi 30 vite jeton në Itali, që provokuan këtë ngjarje pikante të memories kulturore qytetare të Durrësit.

Veprimtari të tilla veçse kujtesë, janë edhe ngarkesë kulturore në dobi të gjallërimit të jetës aktive qytetare.


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page