Bujar Qesja: Njeriu që ndërtoi një perandori humanizmi me bluzën e bardhë
- 10 hours ago
- 3 min read

Lutfi Lami dhe Medical Care Lami së shpejti në fokus
Nga BUJAR QESJA
Shkurt ky shënim, është bazuar në një pamje të bërë ditët e fundit, me një njeri të urtë, të dashur, të afrueshëm, me komunikmim mbreslënës, i qetë dhe shumë tërheqës në ato që fliste dhe mendonte. I lindur në 5 maj 1969, po në maj do të krijonte klinikën e njohur Medical Care Lami, duke e kthyer në një realitet madhështor.
Filozofia e krijimit, shumë e qartë dhe e saktë: “Kujdesi shëndetësor profesional, human dhe i aksesueshëm për çdo familje”. Është shkrirë këtu e gjithë përvoja 33 vjeçare, i këtij profesionisti të heshtur, por me shtrirje në çdo qelizë të qytetit.
Do të dalim këto ditë, me një shkrim të plotë, për këtë Lutfi Lami çudibërës, humanist pa limite, me përkushtim të pakonkurueshëm dhe me bindje, për ta thelluar investimin e bërë, për të qenë nga të parët, në mos i pari për t’i ardhur në ndihmë, e për ti shërbyer njerëzve në nevojë urgjente.
Është fat që Durrësi ka këtë klinikë autoritare dhe një zotni, i veshur jo vetëm në sipërfaqe me bluzën e bardhë, por këtë të bardhë së pari, e ka të strehuar e sistemuar në zemrën e pastër si kristal. Kur e nisi punën, klinika Merdical Care Lami numëronte 4 infermierë dhe vetëm 1 mjek. E tani pas 10-të vitesh, ecuria është marramendëse dhe synimi për të ecur më tej, është shumë i qartë dhe bindës.

Stafi i tanishëm, përbëhet nga 25 infermierë profesionistë, mbi 15 mjekë specialistë, 3 teknikë dhe 2 mjekë laboratori, teknikë imazherie etj. Shtrirja e kësaj klinike moderne, e veshur me stofin e kohës është në Durrës, Tiranë, Kavajë, Krujë dhe më tej. Numëron 500 shërbime dhe proçedura mjekësore, duke ngjallur interes të jashtëzakonshëm jo vetëm për vendasit, por edhe për turistët, rezidentët e huaj që frekuentojnë Durrësin dhe bregdetin e tij.
Në jetën e Lutfi Lamit, nuk ka patur rrugë të shkurtra. Gjithçka është arritur me punë titanike. Nga infermier në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit, në kryeinfermier të mikrokirurgjisë, pedagog universitar, drejtues institucionesh profesionale dhe administrator i një klinike elitare. Rrugëtimi i tij, është model i përkushtimit.
Pacientët e njohin si njeri të thjeshtë, modest, të urtë dhe jashtëzakonisht të komunikueshëm. Kolegët e shikojnë si lider. Studentët si pedagog frymëzues. Bashkëpunëtorët si organizator perfekt. Lutfi Lami, nuk është thjeshtë administrator klinike. Vazhdon të jetë “brenda bluzës së bardhë”. Dhe kjo e bën më të prekshëm, nga ato që kërkojnë shërbimet e tij.
Medical Care Lami, punon si klinikë shumplanëshe në shumë disiplina, e ndërtuar mbi konceptin e kujdesit të integruar shëndetësor. Kur erdhi në konakun tim, jo me autoritetin e një drejtusi të një klinikë tashmë shumë të njohur, por si një njeri i thjeshtë, me shumë se i thjeshti. Pa makinë luksoze që nuk i mungon, por me një mjet motorik befasues për pozicionin që ka.
Qendruam për disa minuta. I shpreha mirnjohjen dhe respektim për investimin kolosal të bërë, për dëshirën e madhe për t’iu përkushtuar njerëzve në nevojë dhe i dhashë fjalën, se shumë shpejt do të përgatis shkrim të plotë, që opinioni të njihet me këtë shërbëtor të bindur ndaj njerëzve.
Kjo pamje modeste që çfaqim, në mjedis modest, por në një konak të ngrohtë shpirtëror, prezanton humanistin e thekur, të mirnjohurin në këtë që quhet Durrësi ynë Lutfi Lami. Ndonëse me origjinë nga Burreli, më çfaqi dashuri të madhe për Durrësin dhe durrsakët, gjë që nuk mund ta lë pa e veçuar.
Durrës: 24 maj 2026








Comments