BUJAR QESJA: Jurida Kraja ...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 days ago
- 6 min read
Updated: 16 hours ago

Jurida Kraja zonja e madhe e humanizmit dhe bamirësisë
-Bekimi i shtresave në nevojë nxitje për të ndihmuar
Jurida pjesë e Nënë Terezes durrsake
-Shoqata “Së bashku ne mundemi” kërkon shtrirje dhe përkrahje
Nga BUJAR QESJA
Mjeshtër i Madh
Elsa Zeneli, duke iu bashkëngjitur më pas mbiemri i të shoqit Tasha, zbriti në Durrës nga Maqellara e Dibrës. Erdhi thjesht dhe pa bujo, pë t’u bërë pjesë e komunitetit durrsak. I jati e la shumë shpejt. Po kështu edhe bashkshorti. Është me dy fëmijë. Nëna i lëngon në shtrat dhe kërkon përkrahje. Dhe Elsa e vendos: do të merrem me humanizëm, me bamirësi. Por më parë krijoi një shoqatë, ku të bëjnë pjesë njerëzit në vuajtje, në hall, në siklet, në vështirësi, me probleme ndryshe nga frymorët normalë.
Shoqatës i vendosi emrin e pastër në shqip, emrin që nxit bashkëpunim dhe mirkuptim, emrin që tingëllon si thirrje: “Së bashku ne mundemi”. Mund të bësh pas kësaj përshtatje nga më të ndryshmet si bashkë mund t’ia dalim, së bashku mund të bëjmë më të mirën, së bashku në ndihmë të njerëzve në vuajtje, së bashku për të përfshirë edhe shtresën e pamundur etj.etj.
Por që shoqata të përparojë, të krijoj bindje dhe siguri, të përhapet dhe të zgjerohet, të vishet me kostumin e pastër të humanizmit dhe bamirësisë kërkon mbështetje, kërkon përkrahje, kërkon njerëz me shpirt të madh, me shpirt të thellë dhe të gjërë, me shpirt që kërkon të meritojë besimin e Zotit. Po të përpiqesh, po të mundesh me maksimumin e fuqisë së bindjes dhe ndërgjegjes, ia del. Sakrifica ndaj të munduarve duket më e lehtë, para halleve dhe fatkeqësisë së tyre.
Dhe në këtë rrugëtim plot përpjekje dhe vetmohim, rroket zemra e pastër e një zonje të fisme, nga një familje e fisme, denbabaden durrsakësh prej më shumë se dy shekujsh. Quhet Jurida Kraja. Është e bija e Alma dhe Kel Kraja. Dhe ky Keli është shumë i njohur. Natyrë hokatare dhe shumë i mënçur. Durrsakët e njohin më përpara se të ngrinte kuvendin e të mirëve, me lokalin simbolik “Bar Kavaja”. I shkathët dhe shpirtmadh.
Alma trashëgon mbiemrin e njohur Goga. Familjen e saj të vajzërisë, i kam patur në një mëhallë, në rrugën e përmallshme “Nail Kondi”. I jati Anastasi, punonte në Portin Detar, ndërsa e urta grua Katina, në fabrikën e duhan cigareve “Telat Noga”. Familja Goga, u shtua me dy vajza Vasilikën dhe Almën. Anastasi i vendosi emrin e nënës së tij Vasilika vajzës. Zakon i hershëm i ortodoksëve durrsakë. Por ajo që e lartëson më shumë këtë fis e këtë familje, është mbesa Jurida, vajza e bukur dhe hijshme e Almës dhe Kel Krajës.
Jurida mbaroi shkollën e mesme fetare Medreseja “Mustafa Varoshi” dhe idhulli i saj është mësuesja e lindur për të qenë e tillë Neriman Gjinali. Edukata familjare e Juridës, u bashkua dhe u bë si një e vetme me kulturën humane, njerëzore dhe bamirëse të fesë.
Ajo u rrit me një shpirt të ndjeshëm, për të ndihmuar, për të bërë çka mundet dhe si mundet për shtresën në nevojë, për shtresën që padashje të tyre ka rënë në fatkeqësi dhe po heq mundime. Vendosi kur ti jepet rasti të heqë nga vetja dhe ta dhurojë, ta falë jo si lëmoshë, por si shprehje, që buron nga zemra dhe shpirti i larë me floririn e temperuar nga besimi dhe thirrja në Zot.
Në zemrën e botës, një fjalë e vërtetë,
Humanizmi lind si dritë në errësirë.
Një dorë që jep, pa kërkuar gjë,
Është më shumë se flori, është shpirt e frymë.
Kur loti i tjetrit në sytë tanë ndrit,
Dhe ne ngrihemi ta shuajmë me shpirt,
Atëherë jemi njerëz, jo vetëm me emër,
Por me zemër që rreh për çdo zemër.
Në sofrën e botës ka vend për të gjithë,
S’duhet të mbetet askush pa dritë.
Të ndihmosh s’është barrë, por bekim i vërtetë,
Është zë i dashurisë në një botë që pret.
Jurida ka mbaruar për stomatologji dhe jetën familjare e lidhi me kolegun e saj Roland Ballazhi. Dy diej iu shtuan çiftit tërheqës Joni dhe Gloria. Jurida dhe Landi ngjajnë si binjakë dhe Zoti i lidhi si një dyshe e përkryer, me mision për të bërë mirë, për të bërë ndere, për të bërë sakrificë për të tjerët dhe veçmas, për njerëzit në vuajtje. Kanë ngritur biznesin e tyre me emrin “JONI DENT”.
Sipërmarrja po u shkon mbarë, pasi siç shkruhet në një shprehje të njohur ”siç ke zemrën, ashtu ta jep edhe Zoti”. Dhe kjo Juridë, është në rrugën e Nënë Terezës, humanistes së famshme shqiptare. I është bërë krah drejtueses së shoqatës “Së bashku ne mundemi” Elsa Tashës. Nuk e len vetëm.
/Kur fëmija kërkon një copë bukë në heshtje/ Dhe shpresa në sy i ndrin pa fjalë/Ne jemi ata që mund t’i japim krahë/T’i sjellim buzëqeshjen, t’i shuajmë hallë/. Dhe kështu Jurida Kraja jep ndihmë, jep shpresë, jep besim, zbut vuajtjet, tenton që hallet e njerëzve të ndryshëm nga ne, t’ua pakësojë sadopak, e për të gjitha këto ndjehet e lumtur, ndjehet fort e gëzuar dhe e nesërmja pas kësaj, vjen edhe më e mbarë, më e begatë.
/Kur plaku i lodhur pa zë rri në dritare/Me duar që dridhen e sy që presin/Një fjalë e ngrohtë, një ndihmë e vogël/Është si pranvera kur dimrat shuhen/. Kështu dhe Jurida e jonë, Jurida e Alma dhe Kel Krajës, Jurida me gjysh Anastasin dhe Katinën, Jurida nëna e Jonit dhe Glorias, gëzohet kur dhuron mirësi, kënaqet kur fal fisnikërinë e pafund të saj. Ajo e ndjen, se si e përjetojnë ato njerëz që duan ndihmë, që duan përkrahje, që kërkojnë mbështetje, pasi janë të pamundur, janë të varfër, janë me aftësi të kufizuar, janë, eh si janë!
E kam ilustruar këtë shkrim me disa foto, me disa pamje nga dhjetra e dhjetra që kam në arkivë. Pasqyrohet zemra e kësaj zonje të rrallë, që kërkon të flasë me shembullin e saj dhe t’u thotë edhe të tjerëve që munden, për të bërë sa më shumë për ato që smunden.
Kjo po është akt, është fakt, është bamirësi e mirfilltë, që si ujët e bjeshkëve nuk pushon së buruari. Ah zemërmadhja Jurida e durrsakëve të mirë dhe të mbarë, që kanë shpirt, që u dhimbsen fatkeqët, që nuk janë të qetë, kur të tjerë vuajnë nga gjëra që nuk janë qenë në dorë të tyre.
Jurida Kraja pranë pacientëve në klinikën me emër “Joni Dent”, së bashku me Landin e mirë dhe fort të dashur. Buzëqeshja e tyre, është si një diell që ngroh shprirtërat e vrara të të munduarve, që heqin te keqen dhe hallin që u ka rënë. Dhe kjo Juridë, sikur del nga fundi i dheut dhe dhuron optimizëm, shpresë, mundësi dhe jo rrallë të duket, se bën shumë më shumë se çmundet.
“Së bashku ne mundemi” është shoqatë serioze, humanitare dhe bamirëse më shumë se 100 përqind. Nuk i bie derës së bashkëpunimit për të përfituar, për të bërë hilera, por e detyruar për mbarësi, për të sjellë fat dhe shpresë. Prandaj duhet ndihmuar siç ka bërë doktoresha e zemrës, njerëzorja Klodiana Spahiu, psikologia Urani Kondakçiu, siç kanë bërë edhe të tjerë, ku shkëlqen Jurida jonë e mirë, “e bukura e dheut”.
Elsa Tasha, ajo që e drejton shoqatën “Së bashku ne mundemi”, mërzitet disi megjithëse është natyrë optimiste, se ka dyer që munden por ende nuk hapen, mbeten të mbyllura. Kjo shoqatë është zgjeruar, ka rrokur jo pak mbështetje, por jo mjaftueshëm.
Sa Jurida mund të jenë, por edhe duhen kërkuar, gjetuar dhe thithur për të qenë në kushtet e humanizmit dhe të bamirësisë. /Një dorë që jep, një zemër që ndjen/Janë dritat e botës në kohëra që venë/Humanizëm s’është fjalë/ por vepër me peshë/Është zëri i zemrës që ngre nga shtrëngesë/.
“Së bashku ne mundemi” kërkon të përfshijë dhe të mbështesë njerëz me aftësi të kufizuar, fëmijë, të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar në të gjitha formatet e jetës civile, për t’ia zbutur me sa mund, e si mund hallet që kanë. Mbështetet në aksione humanitare, duke shpërndarë ndihma ushqimore, organizimin e festave për fëmijë, seanca psikologjike falas e gjithçka tjetër mundet.
Parë e lexuar kështu, shembulli i mjekes stomatologe Jurida Kraja është shkëlqim dhe rrezatim humanitar, që përshkon çdo qelizë të fizikut të saj, duke treguar se së bashku mundemi, madje më shumë se kaq. Këto rradhë janë për të, si një shpresë për të vuajturit, për të pamundurit.
Jurida Kraja! Misioni vazhdon.
Të ndihmosh një zemër, të ngresh një shpirt,
Është më shumë se pasuri, është dritë.
Në fëmijë e të moshuar rron nderi ynë,
Në ta ka jetë, kujtim dhe shpresë për nesër.
Ndaj, jep me shpirt, pa pritur lavdi,
Se mirësia kthehet me paqe në gji.
Çdo ndihmë e dhënë, sado e vogël të duket,
Është urë që zemrat i bashkon e i përkundet.
Comentários