BUJAR QESJA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 1, 2025
- 1 min read

Sa kujtim i bukur!
Një foto që ka brenda sentiment, respekt, sinqeritet dhe kulturë qytetare. Jam me dy vajzat e zotinisë së rrallë të drejtimit, kumonikimit dhe mënçursië MARKO KAROLIT.
Kam shkruajtur gjatë për këtë figurë, që dursakët e mbajnë në gjirin e tyre të kujtesës dhe shpirtin e përvëluar nga malli. Kam thënmë se së bashku me Iliaz Rekën, është dyshja fantastike që frymuan për Durrsësin, punuan për durrsakët duke bërë gjëra që nuk harruan.
Do të bënin edhe më shumë. Edhe më bukur. Edhe më mirë. Por nuk i lanë. Që të dy u ndanë nga bota e të gjallëve sapo
kishin kaluar të 50-tat. Dhe nami i tyre, ka për të qenë tërë kohën i palëkundur dhe që të dy janë vendosur në gjsakun e kujtesës.
Jam me vajzat e Marko Karolit. Sa mirë dhe sa bukur kështu! Stafetë brezash. Ky është një shembull. Baballarët tanë luftuan, punuan dhe shkruajtën me nder jetën e tyre. Të njëjtën gjë bëmë edhe ne fëmijët e tyre. Dhe kështu do tëg mbetemi edhe ne deri në fund, si ata.
Bujar Qesja
Durrës: 1 nëntor 2025










Comments