Brixhilda Dede: NJË ALTERNATIVË TJETËR
Jul 25
1 min read

NJË ALTERNATIVË TJETËR
A e dëgjon orën e padukshme që gërryen ditët si uji gurin?
Jeta, një fije tymi,
Ngrihet krenare për një çast dhe tretet në heshtje qielli.
Nesër, je vetëm një emër, kujtesës së pluhurosur të kohës.
Ç' farë fitove helmuar zemra, kur shpirtin e ktheve në burg të errët?
Ligësia, zjarr në duart e atij që e ndez është.
E mira, si dritë e hënës mbi ujë,
e qetë, e pavdekshme në jetë.
Çfarë të mbetet pas kur heshtja si qefin i bardhë të mbulojë?
Njeriu ikën si era ndër male.
Dashuria, gur themeli mbetet në shpirtin e botës
Përse i zë derën ferrit të urrejtjes?
Mbill dhe ti një copëz përjetësi, zemrave të njerëzve.








Comments