U mbyll në mënyrë të suksesshme viti i parë akademik i shkollës së arsimit plotësues, „Bright Eagles“ në Qendrën Komunitare Quinborne në Quinton, Birmingham, që drejtohet nga intelektualja e pasionuar Ardjana Gjoni. Ky eveniment që u bë të shtunën më 15 korrik 2023 pati përveç prindërve, nxënësve, aktivistëve, vullnetarëve të shoqatës me të njëjtin emër edhe miq e të ftuar të tjerë.
Sipas Gjonit, në këtë ditë të veçantë ka qenë i pranishëm edhe Ambasadori i Kosovës z. Ilir Kapiti. Gjithashtu në këtë eveniment festiv ishin dhe deputeti Preet Kaur Gill, themeluesja e “Nënave të suksesshme” dhe autorja e fëmijëve Merita Avdyli, themeluesja e “Bota jonë e veçantë” Flotirda Kecani, me moton Bota jonë Speciale është krijuar për të ndihmuar dhe mbështetur familjet që kanë fëmijë me nevoja të veçanta.
Gjithashtu ishin dhe përfaqësues nga Këshilli i Qytetit të Birminghamit me në krye, Jennifer Carter. Bashkëthemeluesja e Albanian Young Professional Midlands Megi Miftari. Përfaqësues nga avokatët e ligjit të imigracionit dhe familjes “Goshen Solicitors”. Përfaqësues nga Komuniteti i Evropës Lindore me shoqërinë e Julia Zerihun.
Shkolla shqiptare „Bright Eagles“ në Qendrën Komunitare Quinborne në Quinton, Birmingham, operon tashmë prej një viti dhe ka treguar se është një nga shkollat e suksesshme të kësaj kategorie për komunitetin shqiptar që jeton, punon dhe vepron në atë zonë. E krijuar me një qëllim të tillë që ti vij në ndihmë fëmijëve që lindin dhe rriten në Britani të Madhe, me qëllimin destinues për të mos harruar traditën, kulturën dhe Gjuhën e bukur Shqipe, „Bright Eagles“ në Qendrën Komunitare Quinborne në Quinton, Birmingham, mbetet një prioritet në vazhdim.
Të pranishmit kanë mbetur të impresionuar nga interpretimet e nxënësve dhe nga forma e përsour interpretues e kulturës dhe traditës nga ana e nxënësve të kësaj shkolle. Shkolla ka ndarë dhe mirrënjohje dhe ka falenderuar punën e dukative të stafit profesionist të saj.
Comments