top of page

BRAKTISJA


Klejda Plangarica

BRAKTISJA Gjithë jetën time të desha... Të urreva më shumë se kaq! Sot, pas shumë kohësh, i fshiva përsëri pluhurat. Edhe në to kish lënë gjurmë Braktisja. Të paprekura, jetuan më shumë se një ditë Me shenjat e gishtërinjve të tu përsipër, Që tani e humbën shenjtërinë e tyre Të ruajtur me aq fanatizëm. U hakmora kështu për ty Me pluhurat rivalë, S'ke si ta dish ç'hakmarrje ish! Ata më kishin rrëmbyer Gishtërinjtë që patën prekur trupin tim...

Klejda Plangarica, 1998

43 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page