top of page

Boudice


Boudice

Astrit Lulushi

Boudica ishte gruaja e mbretit të fisit Iceni në Britani.

Prasatagus ishte mbret klient i Romës, që do të thoshë se ai mund të sundonte Icenin, me kusht që kur të vdiste tokat t'ia linte trashëgim Romës. Por kur vdiq, gjysmën e tokës ia la familjes së tij.

Catus Decianus, prokurori i Neronit, ishte në zyrë kur Paulinus, guvernatori senatorial, ishte larg duke luftuar me Druidët në Uells. Ai dëgjoi se Boudica tani ishte mbretëresha e Icenit dhe mendoi se mund t'i bënte përshtypje shefit të tij në Romë, duke kërkuar që kushtet e trashëgimisë së klientit të respektoheshin plotësisht siç kërkonte ligji romak.

Ai dërgoi një grup ushtarësh romakë për të zbatuar kushtet e marrëveshjes. Ushtarët u sollën me brutalitet dhe arrogancë, duke rrahur Boudicën dhe përdhunuar vajzat e saj. Ky zemërim ndezi një rebelim kundër Romës.

Catus Decianus e kuptoi se do të fajësohej si shkaktar i zemërimi dhe iku në Gali.

Boudica udhëhoqi një aleancë të tre fiseve dhe çdo pale të interesuar dhe bëri sulme të suksesshme ndaj vendbanimeve romano-britanike. Gjatë rebelimit u vranë 70,000 romakë dhe Britonë pro romakë. Boudica shfarosi të gjithë Legjionin e 9-të Romak në Britani.  

Paulinus u takua me britonët në një pikë dhe e rifitoi provincën në një betejë të dëshpëruar. 

E konsideruar si një heroinë kombëtare e Anglisë, Boudicca frymëzoi shumë libra dhe filma.

Paulinus u kthye nga Uellsi dhe u përball me ushtrinë e saj me një fitore vendimtare. Thuhet se Boudica vrau veten - një fund tragjik standard romak në histori dhe letërsi.  

*

Dikur pas vitit 720, Shën Bonifaci u thirr nga Papa në Romë. Bonifaci ishte një murg anglo-sakson. Ai kishte studiuar latinishten klasike në një manastir. Papa e mori në pyetje për çështje të doktrinës. Asnjëri nga burrat nuk mund ta kuptonte tjetrin plotësisht. Shumë fjalë të latinishes kishin ndryshuar kuptim. Ndërsa Bonifaci fliste latinisht, Papa fliste në proto-italisht. Italishtja standarde e shkruar bazohet në të vërtetë në dialektin toskan të Dante Alighierit, i cili jetoi e shkroi midis

shekujve XIII - XIV.

*

Ganymedi, djali më i vogël i Trosit, mbretit të Trojës, një ditë po nxirrte ujë nga një pus në malin Ida, kur u vëzhgua nga Zeusi, i cili, i goditur me bukurinë e tij të mrekullueshme, dërgoi shqiponjën për ta transportuar në Olimp, ku Ganymedi u pajis me pavdekësi dhe u emërua kupëmbajtës i perëndive. Ganymedi përfaqësohet si një djalosh me një si bravë të artë në dorë dhe tipare të gdhendura delikate, sy blu që shkëlqejnë dhe buzë të mprehta.

*

Disa vende sllave ruajnë ngjyrat pan-sllave në flamujt e tyre pavarësisht se pansllavizmi nuk është më një ide popullore.  

Ngjyrat pansllave janë kuq, bardh e blu. Por trengjyrëshi sllav nuk shprehet ne flamujtë e shteteve Bjellorusi, Poloni, Ukrainë dhe Maqedonia e Veriut). Flamuri i vetëm josllav "trengjyrëshi sllav" në fakt, është flamuri francez.

Trengjyrëshi sllav ka njëfarë rëndësie historike (simbolizohet  me ‘tre gishta’, por shumica e kombeve përdorin ngjyrat për arsye të tjera, jo për shkak të pansllavizmit. 

*

Çdo zbulum në Mars tërheq vëmendje në Tokë. Arsyeja është se njerëzimi është kurioz, por edhe këmbëngulës se nuk është  vetëm hapësirën pa fund, pjesë e së cilës jemi. 

Roveri më në fund ka gjetur prova zyrtare, tëpadiskutueshme të jetës së lashtë në Mars. Objekti duket si koral. Roveri i moshuar, i “ndotur” nga pluhuri marsian dhe me rrotat e dëmtuara rëndë, vazhdon pa u lodhur misionin e tij. 

Për momentin, NASA thjesht ka postuar në internet foton e këtij shkëmbi të çuditshëm koral, por nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për origjinën e tij edhe pse disa hipoteza janë hedhur tashmë.

Kur rrufeja ndërvepron me tokën, ajo çliron energji të konsiderueshme. Temperatura e materialeve të prekura mund të rritet me disa mijëra gradë, duke shkaktuar shndërrimin e silicës në një shkëmb në formën e një tubi pak a shumë të ashpër, pothuajse cilindrik, që i ngjan një korali të fosilizuar.

Mund të jetë gjithashtu "rrënoja" e një shkëmbi më të madh që është gërryer nga era dhe ka lënë këtë ndërhyrje në formë të veçantë.

*

Rreth 13.7 miliardë vjet më parë një foton drite filloi të udhëtonte drejt vendndodhjes sonë nga rreth 42 milionë vite drite larg. Ai mbërriti në Tokë në vitet 1960 dhe ishte pjesë e zhurmës statike në një televizor të vjetër kur stacioni ishte jashtë transmetimit. Vendi ku u krijua fotoni tani është 46 miliardë vite drite larg, për shkak të zgjerimit të universit. 

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page